Shendet i Pergjithshem

Një natë me alkool: Si të lehtësoni hangover-in

Shkruar nga Anabel

1 Janar 2020

Një natë me alkool: Si të lehtësoni hangover-in

Kushdo që është zgjuar dhe ndodhet në këtë artikull, do të thotë se ka pirë mjaftueshëm në mesnatë sa për t’u zgjuar me dhimbje stomaku, marramendje dhe të përziera. Alkooli është një qejf i vërtetë…derisa zgjoheni.

Nuk ka ndonjë kurë specifike për të lehtësuar simptomat e asaj që njihet si hangover (gjendja pas konsumit të shumtë të alkoolit), por këshillohet që:

1. Të konsumoni një mëngjes të bollshëm me ushqime të pasura me yndyrna. E dimë që janë tepër të rënda për stomakun tuaj "të lënduar", por duhet të fitoni energji.

2. Të shmangni barnat pasi rëndojnë mëlçinë, që “ka punuar” më shumë se zakonisht pas konsumit të alkoolit.

3. Të shmangni kafeinën, sepse mund t’ju dehidratojë dhe të shkaktojë dhimbje koke.

4. Të pini ujë, shumë ujë pasi trupi juaj duhet të hidratohet.

5. Të përgatisni lëngje frutash të freskëta për të marrë sa më shumë vitamina dhe energji.

6. Të pushoni mjaftueshëm. Trupi ka nevojë të rikuperojë dëmet e alkoolit, ndaj flini gjumë.

Këshilla për herën tjetër:

1. Pini aq sa përballoni.

2. Mos pini alkool nëse jeni pa ngrënë. Ushqimi ngadalëson përthithjen e alkoolit nga trupi.

3. Pini ujë dhe pije pa gaz midis pijeve alkoolike.

Burimi: BBC

4. Pini një gotë ujë para se të flini gjumë.