Metropolitan

E vetmja gjë e trishtë te ‘Festivali i Këngës’

E vetmja gjë e trishtë te ‘Festivali i Këngës’

Ndryshe nga ç’ndodhte zakonisht, kur u njoftua se drejtimi artistik i Festivalit të Këngës në RTSH do t’i besohej Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut, njerëzit patën interes. Ajo që nisi si vëmendje ndaj dyshes që ka prodhuar ose përshtatur prej kohësh formula të suksesshme, u pasua nga një tjetër interes, këtë herë për këngëtarët. Emra të njohur dhe aktivë në muzikë momentalisht – si Elvana Gjata, Arilena, Era Rusi, Olta Boka etj. – ngjallën interes te publiku, sigurisht edhe polemika për fituesin e pretenduar. Më tepër sesa për Festivalin, flitej për këngëtarët më shumë, gjë që dukej edhe nga videoja prezantuese e konkurrentëve, e ngjashme me atë të X Factor apo “Dance with me”. Megjithatë duhet thënë se për herë të parë, të paktën në këtë dekadë, njerëzit kanë interes edhe për këngët.

Nëse i referohemi klikimeve online, për herë të parë një këngë e Festivalit të RTSH-së arrin afro 1.5 milion klikime, “Me tana” e Elvana Gjatës. Këngë të tjera numërojnë gjithashtu shifra rekord për RTSH-në, si “Shaj” e Arilenës, “Eja Merre” e Era Rusit etj. Por nuk bëhet fjalë vetëm për klikime.

Ndryshe nga edicionet e kaluara, ku për hir të së vërtetës zor se numëroheshin këngë po aq të mira sa ajo fituese, këtë herë ka disa projekte interesante: Kanita, Albërie Hadërgjonaj, Valon Shehu, Kastro Zizo, Wendi Mancaku, Bojken Lako, Kamela Islamaj, Aldo Bardhi apo Renis Gjoka kanë gjithashtu këngë profesionale, përpos atyre që përfliten si konkurrentë të fortë. 

Përveç drejtimit artistik të Grabockës dhe Vejsiut, që nisur nga përvoja kanë ditur ç’të përzgjedhin, vlen të theksohet edhe pjesëmarrja e Florent Boshnjakut si producent muzikor. Njeriu që solli një kompozim si “Suus”, kënduar mjeshtërisht nga vokali fantastik i Rona Nishliut, që është deri tani kënga shqiptare më e suksesshme në Eurovizion (në vendin e pestë) sigurisht që do të vendosë një tjetër standard në këtë edicion të Festivalit të Këngës. 

Por standarde të tilla, qoftë në artistë, qoftë në këngë vendosen rrallë dhe kjo është e trishtë. Shpresojmë që në të ardhmen, festivali kombëtar të ndjekë të njëjtat standarde si ky i këtij viti, që për herë të parë në një dekadë të tërë, solli disa këngë të suksesshme, mjaftueshëm sa për një CD.

REELS

Janë të gjithë njësoj 👀

👀 Si e gjykoni? 👀

E keni parasysh vetë se kush meriton tag ✨

Aktorja kineze Zhang Jingyi është bërë virale së në rrjetet sociale dhe në botën e modës, pasi u shfaq duke mbajtur një aksesor luksi të pazakontë nga Balenciaga, i cili ngjan shumë me një qese të zakonshme plehrash. Aksesori, që zyrtarisht kushton 1,790 dollarë, u kthye shpejt në një temë diskutimi mes adhuruesve dhe kritikëve të modës. Çanta është pjesë e qasjes eksperimentale të Balenciaga-s ndaj modës luksoze, ku objekte të përditshme rikonceptohen si pjesë dizajni të nivelit të lartë. E prodhuar me materiale premium dhe me estetikën minimaliste karakteristike të markës, çanta është krijuar qëllimisht për t’u dukur si një qese e thjeshtë plehrash, duke nxitur debat për kufijtë mes artit, modës dhe praktikës.

7-ta është e preferuara ime.

👠 I keni veshur moj? 👠

Lloj soj trendi 💅

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

The only sad thing about the 'Song Festival'

E vetmja gjë e trishtë te ‘Festivali i Këngës’

Unlike usual, when it was announced that the artistic direction of the ART Festival at the ART would be entrusted to Vera Grabocka and Alketa Weysiu, people were interested . What began as attention to the doubles that has long produced or adapted successful formulas was followed by another interest, this time for the singers . Popular and active names in music right now - like Elvana Gjata, Arilena, Era Rusi, Olta Boka etc. - aroused interest in the public, certainly the controversy over the alleged winner . Rather than the Festival, there was talk of more singers, which was also evident from the competitors' introductory video, similar to the X Factor or "Dance with me". However, it must be said that for the first time in at least this decade, people have an interest in songs.

When referring to online clicks, for the first time a song by the ART Festival reaches nearly 1.5 million clicks, "With Tana" by Elvana Gjata. Other songs also feature record numbers for RTSH, such as Arilene's "Shaj", Era Russi's "Come on Receive" and more. But it's not just clicks.

Unlike previous editions, where for the sake of truth hardly any songs as good as the winning one were counted, this time around there are some interesting projects: Kanita, Albrei Hadergjonaj, Valon Shehu, Castro Zizo, Wendi Mancaku, Kamela Islamaj or Renis Gjoka they also have professional songs, in addition to those who are regarded as strong competitors.

In addition to the artistic direction of Grabocka and Vejsiu, who have learned from experience what to choose, it is worth noting the participation of Florent Bosniak as a music producer. The man who brought a composition like "Suus", masterfully sung by Rona Nishliu's fantastic vocals, which is by far the most successful Albanian song in Eurovision (in fifth place) will certainly set another standard in this edition of the Festival. song.

But such standards, whether in artists or songs, are rarely set and this is sad. Hopefully, in the future, the national festival will follow the same standards as this year's, which for the first time in a decade brought some successful songs, enough for a CD.