Diskutimet për seksualitetin e personazhit Elsa te “Frozen” rinisën sërish. Njerëzit janë me të vërtetë të interesuar që Elsa të jetë lesbike. Fushata e vitit 2016 #GetElsaAGirlfriend, ku njerëzit kërkonin që mbretëresha e akullit të ishte lesbike, u bë sërish virale në rrjetet sociale.
Teoria se Elsa do të jetë e para princeshë lesbike u përhap akoma më shumë pasi në media qarkulloi artikulli me titull “Është zyrtare: Disney njofton se Elsa do të jetë lesbike në Frozen 2”. Artikulli u publikua nga NPC Daily, një faqe satirike, çka do të thotë se nuk është e vërtetë. Të paktën deri tani nuk është ende zyrtare nga Disney.
Megjithatë kjo nuk i ka penguar njerëzit të shpresojnë, madje e kanë të qartë se cila është e dashura e protagonistes.
“Elsa duhet të jetë ose lesbike ose/dhe single në Frozen 2. Ky është Disney+ që dua,” shkruan dikush.

Gjithçka nisi nga fabula e filmit të animuar: Sekreti i Elsës konsiderohet i rrezikshëm nga familja, e cila e detyron atë ta mbajë të fshehur duke e mbyllur, në pjesën më të madhe të kohës, në dhomën e saj. “Conceal it, don’t feel it” (Fshihe, mos e ndiej!) është një varg i kolonës zanore të interpretuar nga Idina Menzel “Let It Go”, fituese e çmimit Oscar si “Kënga më e mirë origjinale”.
Përsa i përket lëvizjes #GetElsaAGirlfriend, një vit më parë, shkrimtarja dhe regjisorja Jennifer Lee u shpreh e hapur ndaj idesë se Elsa mund të jetë lesbike, megjithatë ngelet për t’u parë.
“Frozen 2” do të dalë në kinema më 22 nëntor dhe është një vazhdim i filmit të parë që doli në vitin 2013 duke u bërë asokohe filmi më me fitime i të gjitha kohërave në llojin e vet. Disney njoftoi në 2015-n se do të kishte një seri tjetër, puna për të cilin nisi në 2017-n.
Artikull i rekomanduar: Njerëzit mendojnë se traileri i "Frozen 2" është 10 herë më i mirë se i pari
Burimi: CNN, Business Insider