Sofia Richie, vajza e Lionel Richie-t, 21-vjeçare, e dashura e ish-it të Kourtney Kardashian, Scott Disick, është një nga ata/ato që njihen si influencues të rrjeteve sociale. Si gjithë të tjerët, Sofia duhet të kujdeset që të postojë vazhdimisht foto në vende piktoreske, shoqëruar me mbishkrime të lezetshme për të rritur audiencën, por ndodh që gjërat ndonjëherë dalin jashtë kontrollit.
Së fundmi, ajo postoi në Instagram një foto ku qëndron në fillim të disa shkallëve spirale shoqëruar me mbishkrimin “Santa Ana – topuz i çrregullt,” si për të thënë që për shkak të erërave të forta, më në fund ia doli të realizojë topuzin e çrregullt.
Ndjekësit nuk e pritën aspak mirë postimin sepse me termin Santa Ana njerëzit i referohen erërave famëkeqe gjatë sezonit të thatë, të cilat shkaktojnë zjarre dhe shkatërrojnë tokat. Duke marrë parasysh që për momentin Kalifornia po lufton me zjarret masive, mbishkrimi i Richie-t është i pahijshëm.
“200,000 njerëz u avakuuan dhe 2 milionë janë pa energji elektrike. Nuk besoj se mund të jesh më e pandjeshme se kaq,” shkroi dikush. “Sofia që thotë se Santa Ana bën mrekulli për flokët e saj, është gjëja më e tmerrshme që kam lexuar ndonjëherë,” lexohet në një tjetër koment.
Deri tani, në Kaliforni, janë regjistruar më shumë se 6000 zjarre, sipas Shërbimit Pyjor të SH.B.A-së, që kanë prekur rreth 198,392 hektarë tokë prej 27 tetorit. Erërat Diablo, Santa Ana, Kincade dhe Getty pritet të jenë më të forta.
Modelja nuk ka reaguar në lidhje me kritikat dhe postimi qëndron ende në Instagramin e saj.