Shqipëria

Sërish mister për Alvin! Lajm i keq nga ‘Save the Children’

Shkruar nga Anabel

30 Tetor 2019

Sërish mister për Alvin! Lajm i keq nga ‘Save the

Siç mund ta keni lexuar, gazetari Taulant Kopliku, një nga autorët e reportazhit të emisionit investigativ italian “Le Iene”, u shpreh tri ditë më parë se Alvin Berisha ndodhej nën kujdesin e “Save the Children”, por organizata e ka mohuar një gjë të tillë.

Të kontaktuar me email nga gazetari Muhamed Veliu i Top Channel, përfaqësuesit e “Save the Children” u shprehën: “Alvin Berisha nuk është nën kujdesin e ‘Save the Children’ në kampin Al Hol. Duke marrë parasysh çështjen e ndërlikuar të fëmijëve në verilindje të Sirisë, do të preferonim që të mos komentonim ose spekulonim për gjendjen e tyre.”

Artikujt e rekomanduar për çështjen në fjalë:

Dritë jeshile: Alvin Berisha ndodhet në duar të sigurta

ISIS merr në kontroll kampin Al Hol ku ndodhet Alvin

Gazetari italian flet për herë të parë për vizitën në kampin ku mbahet Alvin Berisha

Rasti i Alvin Berishës: Reagon Ministria e Punëve të Jashtme

Babai i Alvinit letër shtetit shqiptar: "Është i plagosur, ka nevojë për mjekim urgjent"

Personazhet e njohur bëjnë thirrje publike për Alvin

Pas publikimit në media, Alvin humbet gjurmët

Ambasadori shqiptar lë në mëshirë të fatit në kampet e Sirisë vogëlushin 11-vjeçar

Gjendet mes terroristëve të ISIS vogëlushi shqiptar që u rrëmbye nga e ëma xhihadiste