Shqipëria

Pas publikimit në media, Alvin humbet gjurmët

Shkruar nga Anabel

19 Tetor 2019

Pas publikimit në media, Alvin humbet gjurmët

I kontaktuar nga ABC News, babai i Alvinit 11-vjeçar, Afrim Berisha, rrëfeu se i biri nuk ndodhet më në kampin sirian.

Kontakti i tyre i fundit daton më 25 shtator dhe që prej asaj dite Afrimi nuk ka komunikuar më me Alvinin. Por dje, përmes një kontakti të tij në Siri, Berisha mësoi se Alvin nuk gjendet më në kamp dhe nuk dihet vendodhja.

I frikësuar për jetën e tij, Afrim Berisha theksoi për ABC News se do të niset vetë drejt Sirisë. Pas publikimit në media dhe pas emisionit “Le Iene”, që ka trajtuar këtë histori prej kohësh, Afrimi u shpreh se i ishte premtuar ndihmë nga shteti italian, por siç duket situata është përkeqësuar së fundmi.

Tashmë, vendodhja e 11-vjeçarit mbetet mister, ndërkohë që Afrimi shtoi se nuk do të japë më intervista nëpër media.

Në dhjetor të 2014-s, Alvin, asokohe vetëm 6 vjeç, u rrëmbye nga nëna e tij Valbona Berisha dhe të dy u larguan nga Italia. Pas hetimeve, u zbulua se Valbona Berisha, ra në kontakt përmes internetit me disa predikues të ekstremizmit islamik. Ajo la pas dy vajzat dhe u largua fillimisht drejt Stambollit e më pas drejt territoreve të kontrolluara nga ISIS. Përpara se të ndërronte jetë, thuhet se Valbona ndryshoi emrin në Yussuf dhe jetonte 40 km në veri të Aleppo-s në Siri..

Artikuj të rekomanduar: Ambasadori shqiptar lë në mëshirë të fatit në kampet e Sirisë vogëlushin 11-vjeçar

Gjendet mes terroristëve të ISIS vogëlushi shqiptar që u rrëmbye nga e ëma xhihadiste

MOS I HUMBISNI