TV Mania

Plot 75-vjeç: Sali Berisha vendos t'i thotë gjithë botës sekretin e tij

Shkruar nga Anabel

26 Tetor 2019

Plot 75-vjeç: Sali Berisha vendos t'i thotë gjithë

Më 15 tetor, Sali Berisha festoi ditëlindjen e tij të 75-të, por mosha s'e ndalon të ndihet më i fuqishëm dhe aktiv se kurrë. Ish-lideri i vendit, i ftuar mbrëmë në emisionin "Zonë e Lirë" foli gjatë për veten tani që mbërriti në përvjetorin e 75-të, madje ndau me të gjithë "sekretin" që ka përdorur gjatë gjithë jetës.

Plot 75-vjeç: Sali Berisha vendos t'i thotë gjithë

"Unë mund të ndihem në këtë përvjetor të paktën në të njëjtën parametra fizikë dhe  psikologjikë të 20 viteve më parë. Unë kam një sekret dhe do ia them gjithë botës. Sekreti im është kalitja. Unë gjithë jetës i kam besuar kalitjes."- u shpreh Berisha,i cili duket se ia atribuon gjithë fuqinë e tij lëvizjes fizike.

Plot 75-vjeç: Sali Berisha vendos t'i thotë gjithë

Ish-kryeministri shtoi gjithashtu se nuk ka abuzuar ndonjëherë në gjëra, por sërish kalitjes nuk i është ndarë për asnjë moment.

"Unë sot garantoj të ngjis katin e katërt jo me më shumë lodhje seç ngjisja katin e dytë në kryeministri.  Kështu, kam një arsye më shumë ta falenderoj Zotin në këtë 75-vjetor."- vazhdoi ai duke na bërë të ndihemi edhe më keq, kur shtoi se merr shumë rrallë ashensorin pasi respekton shkallët dhe ndihmën që njeriu merr prej tyre.

Përveç sekretit më të madh, Sali Berisha tha se ka marrëdhënie të shkëlqyer me gjumin dhe se ja di vlerat një gjumi të mirë.

"Unë fle 6 orë, 6 orë e gjysmë. Problemi im është ky. Normalisht bëj 6 deri në 7 orë gjumë, por edhe po të bëj 3 orë, nuk jam ai që zgjohem me "ufffe" në mëngjes. Zgjohem njësoj i freskët, si të kem bërë 6 orë. Kaloj në mendje gjëra pozitive, ose lexoj. Eshtë terapi  e mirë."

Në dukje të thjeshta, regjimi i Berishës funksionon dhe do të funksionojë gjithnjë, kështu që bëni sytë katër.