Përshëndetuni me Kate Beckinsale, aktore prej thuajse 30 vitesh, ikonë bukurie dhe mesa duket, mjeshtre e shtriqjes.
Një javë më parë, ajo postoi një video nga palestra, ku thjesht po rrinte shtrirë, teksa trajneri bënte punën e tij. Ç’ishte puna e trajnerit? Ta shtriqte këmbën e Kate sa të mundej sipër dhe anash. E gjitha kjo teksa Kate rri në paqe dhe nuk reagon fare.
View this post on Instagram
Si ka mundësi që nuk i dhemb? Jo. Si ka mundësi që nuk iu këput si këmbë Barbie? Të njëjtën shqetësim kanë të gjithë njerëzit në botë – po, të gjithë – dhe kanë nisur të mendojnë se Kate ka një këmbë plastike, por e ka mbajtur sekret.
Sipas Kate, ngaqë ka bërë balet kur ishte e vogël, është elastike tani. Pak si shumë elastike, ndoshta. S’e kanë keq ata të këmbës plastike.