Shqipëria

Një tragjedi pas tjetre: Deputetja Blerina Gjylameti humb të vëllanë!

Shkruar nga Anabel

20 Tetor 2019

Një tragjedi pas tjetre: Deputetja Blerina Gjylameti humb të

Aksidenti i ndodhur mbrëmjen e djeshme në tunelin Tiranë-Elbasan, ka rezultuar fatal për Elton Maçollin, i cili mësohet të jetë vëllai i deputetes socialiste, Blerina Gjylameti.

37-vjeçari, ka humbur jetën pasi makina e tij (e pajisur me impiant gazi) u përplas me një maune dhe më pas, shpërtheu në flakë.

Një tragjedi pas tjetre: Deputetja Blerina Gjylameti humb të

Ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda tunelit, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të Maçollit, i cili punonte si teknik bordi helikopteri në bazën ajrore.

Një tragjedi pas tjetre: Deputetja Blerina Gjylameti humb të

Kjo, mësohet të jetë tragjedia e dytë në familjen e deputetes Gjylameti. Rreth një viti më parë, në korrik të 2018, Gjylameti humbi të motrën si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Burimi: Balkan Web