Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Ariana u bënë prindër për herë të 4-ët në 26 shtator. S'ka kaluar ende një muaj nga ardhja e vajzës së quajtur Ana, por dyshja duket se po mendon që tani për një fëmijë të 5-të!
Gjatë intervistës për Prive, Ariana Fejzullahu tregoi historinë e emrit që zgjodhen për bebushen e katërt.
"Kur isha në fillim të shtatzënisë, e lamë me Ermalin që nëse do të jetë djalë, do ta quajmë Mali. Shkurtim i emrit të tij, nëse është vajzë, do të quhej Ana, emri im shkurt. Unë jam shumë e lumtur që mban emrin tim, por më vjen keq për Ermalin."- tregon duke qeshur Ariana.
Pra është gati për një fëmijë të 5-të?
"Me kismet, shqiptarë jemi! Nuk e lë djalin pa një vëlla! Do ta bëj edhe një Mal të vogël. Pse jo, kur i bëj fëmijët e mirë?!" - vazhdon ajo dhe nga gëzimi në sy, duket që dyshja s'do ta vonojë shumë lajmin e një bebit numër 5!