Original

Ç’fshihet përtej duarve të plasaritura të të riut shqiptar

Shkruar nga Anabel

19 Tetor 2019

Ç’fshihet përtej duarve të plasaritura të të

Në një kohë kur teknologjia ka zëvendësuar njeriun në pothuajse shumë fusha dhe gjërat prodhohen në masë, të jemi të sinqertë, kush nuk do të donte që bizhuteritë, ato që shohim me kërshëri përtej vitrinës, të prodhoheshin vetëm për ne? Thënë kjo sepse rastësisht në Instagram u ndeshëm me një nga ato faqet që nuk “ulërasin” për punën e tyre, por ashtu në heshtje bëjnë atë që dinë të bëjnë më mirë, duke dalluar prej të tjerëve.

Ç’fshihet përtej duarve të plasaritura të të

Një portret i heroit kombëtar, Skënderbeut, i skalitur deri në detaje, na shtyu të shihnim edhe më shumë profilin e Robert Dedajt, të riut nga Gjakova, i cili prej 20 vitesh i është përkushtuar një pasioni që daton nga fëmijëria.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Robert Dedaj (@robertdedajofficial) on

I rritur në një familje ku babai zotëronte një argjendari në Novalje të Kroacisë, qysh herët, te Roberti nisi interesi për bizhuteritë. Pavarësisht se lufta solli shumë fatkeqësi, që nga prishja e biznesit e deri vdekja e babait dhe vëllait të mitur, Roberti nuk hoqi dorë nga pasioni për bizhuteritë. Pas vitit 2001, ai qëndroi në argjendarinë e gjyshit, ku fillimisht u kujdes për riparimin e floririt të dëmtuar.

Ç’fshihet përtej duarve të plasaritura të të

Vitet kaluan dhe Dedaj arriti që aftësitë e fituara ndër vite t’i shndërronte në biznes. E gjitha filloi me disa vegla të thjeshta, amatore, ndërsa sot Roberti zotëron një nga argjendaritë më të njohura të Gjakovës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Robert Dedaj (@robertdedajofficial) on

E veçanta e punës së tij qëndron ndër të tjera te fakti që nuk përdor laser për prerjet e materialeve dhe as CNC (makinë që bën prerjen e metalit përmes kompjuterit).

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Robert Dedaj (@robertdedajofficial) on

Bizhuteritë e Dedajt, përgjithësisht në ar, por nuk mungojnë as materialet e tjera, krijohen sipas porosive të klientëve, çka do të thotë se janë unike dhe të personalizuara.

Është e pamundur të mos mahnitesh nga prerjet e holla dhe skalitjet deri në detaje për të cilat Dedaj, përpos nga kërkesat e klientëve, ka bazë të dizenjove frymëzimin e tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Robert Dedaj (@robertdedajofficial) on

Roberti, si shumë të tjerë që merren me punimet me dorë, nuk është makineri që t’i bëjë dizenjot me tonelata brenda pak sekondash. Mjafton të vërejmë duart e plasaritura për shkak të prerjeve të vazhdueshme të metaleve. Megjithatë kjo gjë i jep akoma më shumë vlerë punimeve të tij, që siç mund ta shihni kërkojnë kohë, durim dhe mbi të gjitha kreativitet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Robert Dedaj (@robertdedajofficial) on