Zhaklin Lekatari, gazetare, themeluese dhe kuratore e Tabu.al dhe Tabublog, ishte e ftuar te “Rudina” për të folur në lidhje me marrëdhënien e shëndetshme seksuale.
Gjatë bisedës, Zhaklin theksoi rëndësinë e komunikimin në çift. “Mendoj që çiftet sot nuk flasin shumë me njëri-tjetrin edhe kur janë të rinj edhe kur janë të vjetër,” tha ajo. “Është shumë e rëndësishme që mos ta humbasim atë kontaktin fillestar që një çift ka pasur në fillimet e marrëdhënies. Mund të rikthehemi dhe të rikujtojmë ato hapat e parë, dhuratat e para, takimet e para.”
Ndër të tjera, Lekatari shtoi se “është tepër e rëndësishme që marrëdhënia seksuale të jetë prioritet për çiftet”.
Diskutimi në studio u ndërtua në bazë të shtatë pyetjeve:
1. A flisni me njëri-tjetrin për marrëdhëniet intime dhe sa të lehtë e keni për të hapur një bisedë të tillë?
2. A i keni marrëdhëniet seksuale prioritet në jetën tuaj në çift?
3. Si mendoni se duhet të ndryshojë marrëdhënia seksuale gjatë jetës dhe a jeni të përgatitur ta mbroni atë ndaj çdo ngjarjeje në jetën tuaj përgjatë viteve?
4. Si e mbani gjallë interesin seksual me kalimin e viteve?
5. A ziheni me partnerin/en për çështjet e seksit?
6. Si e ushqeni marrëdhënien individuale me seksualitetin?
7. Për të sapomartuarit: Cilat janë pritshmëritë gjatë muajit të mjaltit?
Intervistën e plotë, përfshirë përgjigjet për pyetjet e mësipërme, e ndiqni në vijim: