TV Mania

Kastro Zizo flet për sherrin historik me Zhakun: ‘Nisi i inskenuar’

Shkruar nga Anabel

13 Tetor 2019

Kastro Zizo flet për sherrin historik me Zhakun: ‘Nisi i

Janar, 2013. Në “Zonë e Lire” Kastro Zizo është përballë Zhakut dhe nisin të konfliktohen për një këngë të vjedhur a kush e merr vesh. Kjo video e vetme është përgjegjëse për të paktën çerekun e memeve që prodhohen sot e kësaj dite. Kanë kaluar thuajse shtatë vjet dhe vetëm pak ditë më parë, Kastro zbuloi se gjithçka nisi si një shaka e planifikuar nga ai dhe Arian Çani.

“Te Çani, sidomos ato vite, kam qenë shumë i lirë. Për më tepër që jemi miq shumë të mirë. Nuk ka qenë kurrë në mendjen time që unë do të thoja këtë shprehje [ul kokën dhe ik, ose ik]. Qe një keqinterpretim nga ana ime ndaj Arlindit [piktorit] dhe më doli shumë natyrshëm apo debati me Zhakun. Debati filloi si i inskenuar. Filloi si një surprizë që unë dhe Çani donim t’i bënim Zhakut dhe mori përmasa të tjera. Le të themi që ishte 30% inskenim dhe 70% i vërtetë,” tha Kastro në “Glamour Zone.”

Sot, skena të tilla rrallë të ndodhin, sepse në fjalët e tij, “është rritur paksa.” Por ne të tjerët, mund të vazhdojmë ta përdorim lirisht “ule kokën aty dhe ik! Ose ik, idjot” kur të mos mbajë më ujë pilafi. Kemi kohë të piqemi.