School & Career

Nga lotët te kavanozët: 7 situata që i kuptojnë vetëm studentët shqiptarë që janë larg shtëpisë

Nga lotët te kavanozët: 7 situata që i kuptojnë vetëm

Kujtdo që i ka rastisur të ndjekë studimet larg shtëpisë, në një qytet tjetër të Shqipërisë, i kupton më së miri situatat e mëposhme.

Nga lotët te kavanozët: 7 situata që i kuptojnë vetëm

Parapërgatitja shpirtërore

Kjo është një fazë që nis herët, qysh me fillimin e vitit të tretë në gjimnaz. Nëpër bisedat familjare është e pamundur që të mos përmendet fakti se së shpejti filani/ja do të shkojë në universitet. “Me kujdes andej,” rastis të të thotë halla. “E vendose për çfarë do të vazhdosh?”,  “Po ku do rrish, në konvikt apo do të merrni shtëpi me qera,” “Kur e filloni shkollën ju?” janë disa nga pyetjet, të cilave të duhet t’u gjesh përgjigje, ndonëse vetë je i/e paqartë.

Nga lotët te kavanozët: 7 situata që i kuptojnë vetëm

Parapërgatitja materiale

Nuk dimë të themi nëse është karakteristikë e nënave shqiptare, por largimi në universitet shoqërohet me një mori blerjesh, në të shumtën e rasteve – të panevojshme. Sa më shumë afron tetori, aq më shumë rriten shpenzimet për blerjet. Rastësisht, batanijet janë të vjetra dhe duhen blerë të reja. Pizhamave të vjetshme u ka dalë boja. Epo edhe një set me çarçafë nuk do të ishte keq. Pak orë para se të largohesh nga shtëpia, ti e gjen veten me një mori plaçkash, për të cilat as që ja kishe idenë se të nevojiteshin.

Nga lotët te kavanozët: 7 situata që i kuptojnë vetëm

Momenti dramatik – largimi

Momenti i largimit është i denjë për një skenë Bollywood-i. Nuk mungojnë të qarat, përqafimet dhe këshillat. Ndodh që aty të jetë edhe komshia, që po ashtu qan. Sidoqoftë, përtej humorit, është moment mëse i kuptueshëm.

Nga lotët te kavanozët: 7 situata që i kuptojnë vetëm

Telefonatat, çdo minutë, çdo sekondë

Ti dhe prindërit e telefononi njëri-tjetrin çdo dy ose tre orë në ditë, për të paktën dy muajt e parë të largimit nga shtëpia. Mami të merr në mëngjes për të të pyetur nëse ke ikur në shkollë. Të merr në drekë, për t’u siguruar nëse ke ngrënë. Të merr sërish pasi i ngeli në mendje fakti që hëngre sufllaqe. Po kështu, sado “qejf” të jetë të qenurit i pavarur, muajt e parë janë të tmerrshëm. Me gjasë, e ke gjetur të paktën njëherë veten duke qarë sepse thjesht të mungojnë ata të shtëpisë.

Nga lotët te kavanozët: 7 situata që i kuptojnë vetëm

Periudha e sezonit

Si vitparist/e, ti nuk ja ke idenë sezonit. Nuk di ç’të mësosh më parë. Nuk di sa dhe kur duhet të mësosh. Të njëjtin stres përjeton edhe familja, që është larg teje. “Eh, ja është me sezon tani. I/e ngarkuar shumë,” do t’i thonë ata kujtdo që do të pyesë për ju.

Nga lotët te kavanozët: 7 situata që i kuptojnë vetëm

E premtja e bukur dhe e tmerrshme njëkohësisht

Më në fund, është e premte dhe ndodh që përgjithësisht largohesh për në shtëpi. Gëzohesh sepse do të shijosh pak gatimet e mamit, por në të njëjtën kohë e gjen veten me një grumbull çantash që duhet t’i marrësh me vete: ndonjë libër për të lexuar, disa rroba të palara që meqë të ra rruga, po i çon në shtëpi, dhe një mori sendesh të tjera.

Nga lotët te kavanozët: 7 situata që i kuptojnë vetëm

E diela e kthimit

Të dielën, të duhet të kthehesh me disa çanta më shumë. Sigurisht që ju e dini që bëhet fjalë për ushqimet. “Hani budalliqe ju andej, ndaj mos bëj naze, por merri këto,” të thotë mami me ton qortues. Dhe ti i merr pa bërë zë. Ah, të porosit edhe të mos i hedhësh kavanozët, sepse i duhen për herën tjetër.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb