Unaza e martesës së Hailey Bieber është më e madhe nga ç’menduam.
Modelja 22-vjeçare postoi një foto të unazës gjigante me diamant në prerje ovale rrethuar me dy rrathë martese nga Tiffany & Co. “E adhuroj setin e unazave të martesës,” shkruan ajo duke falenderuar argjendarin.
Hailey, e cila u martua këtë të hënë me Justin Bieber për herë të dytë gjatë një ceremonie intime në Karolinën e Jugut, postoi edhe disa nga lulet që mori nga Calvin Klein, Tommy Hilfiger dhe Derek Blasberg.
Të martën, në foton e tyre të parë si burrë dhe grua, vihet re naza nga Tiffany Soleste me flori 18-karatësh që kushton 3.125 dollarë dhe një unazë me diamantë në formë V-je që kushton 2.150 dollarë.
Pas celebrimit në Neë York City, në shtator të 2018-s, çifti u martua sërish në sy të të ftuarve dhe Zotit në një kishë të vogël në resortin luksoz Montage Palmetto Bluff.