Celebrity

Miley Cyrus u përgjigjet kritikave të njerëzve: ‘Ju lutem, mos ma bëni më të vështirë’

Shkruar nga Anabel

5 Tetor 2019

Miley Cyrus u përgjigjet kritikave të njerëzve: ‘Ju lutem,

Miley Cyrus është e vetëdijshme se njerëzit janë pak të tronditur për faktin që ajo njoftoi ndarjen nga Liam Hemsworth në gusht, fill pas kësaj u lidh me Kaitlynn Cartner, me të cilën u nda 2 javë më pas, ndërkohë që dje u pa duke u puthur me Cody Simpson. Megjithatë ajo nuk do të lejojë që njerëzit ta gjykojnë.

Në një reagim të gjatë në Instagram, të ngjashme me një ese argumentuese, Miley i kushtoi më shumë se 300 fjalë gjithë situatës.

Deklarata e përmbledhur: “Unë e di që njerëzit ndihen të përfshirë në marrëdhënien time të së kaluarës, sepse ata mendonin se e njihnin atë që prej fillimit, por ata dinë atë që shohin në internet. Burrat (veçanërisht ata të suksesshmit) paragjykohen rrallë. Ata lidhen sa me njërën grua të bukur me tjetrën dhe pa pasoja, ndërsa gratë quhen “lavire”, “kurva”. Të dal me dikë është një eksperiencë për mua. Nuk e kam provuar një ndjesi të tillë si një grua e rritur. Kam qenë në një marrëdhënie për pothuajse gjithë periudhën e adoleshencës dhe të 20-ave, me përjashtim të disa periudhave kur u ndamë. JU LUTEM mos ma bëni këtë periudhë akoma më të vështirë. Po përpiqem të shpreh veten. Mësohuni me idenë që unë do dal me njerëz të tjerë."

Deklarata e plotë:

"1. Unë e di që njerëzit ndihen të përfshirë në marrëdhënien time të së kaluarës, sepse ata mendonin se e njihnin atë që prej fillimit. Mendoj se kjo ka qenë arsyeja pse njerëzit janë përfshirë gjithnjë në jetën time dhe mënyrën si e kam jetuar, sepse më kanë parë të rritem. Por unë jam e rritur dhe bëj zgjedhje si e rritur duke ditur të vërtetat/detajet/realitetin. Njerëzit dinë atë që shohin në internet.

2. Burrat (veçanërisht ata të suksesshmit) paragjykohen rrallë. Ata lidhen sa me njërën grua të bukur me tjetrën dhe pa pasoja. Zakonisht njihen si “legjenda”, “zemërthyes”, “burri i ëndrrave” etj. Kur gratë bëjnë të njëjtën gjë, quhen “lavire”, “kurva”. Unë po përpiqem të mbijetoj në një botë burrash. Në rast se nuk i mundim dot, le t’u bashkohemi. Nëse presidenti ynë mund ta prekë një grua nga vagina, atëherë pse unë nuk mund të puth dikë?!

(Shën.red. Miley i referohet deklaratave ekstreme të Trump-it të bëra publike në 2005-n. Asokohe, u publikua një përgjim ku shfaqej Donald Trump teksa bisedonte me moderatorin Billy Bush dhe i tregonte si ishte përpjekur të joshte moderatoren Nancy O’Dell. Trump, të cilit i dështuan përpjekjet për ta joshur, shprehej ndër të tjera në video se “mund t’i kapësh nga vagina; mund të bësh ç’të duash me to”. Më pas, ai u shpreh se ishte një bisedë private e shumë viteve më parë, për të cilën kërkoi falje).

3. Nuk preferoj që takimet e mia t’i bëj në shtëpi, sepse A. nuk është qejf dhe B. është e pakëndshme. Do të doja të ndaja aktivitetet me personin që po dal dhe të mos qëndroj e mbyllur në shtëpi duke parë filma në Netflix.

4. Të dal me dikë është një eksperiencë për mua. Nuk e kam provuar një ndjesi të tillë si një grua e rritur. Kam qenë në një marrëdhënie për pothuajse gjithë periudhën e adoleshencës dhe të 20-ave, me përjashtim të disa periudhave kur u ndamë. Të takoj dhe t’u besoj njerëze nuk është e lehtë për mua. Nuk po kërkoj që t’ju vijë keq. Kam një jetë të shkëlqyer dhe nuk do ta ndërroja për “privatësi”, por JU LUTEM mos ma bëni këtë periudhë akoma më të vështirë. Po përpiqem të shpreh veten. Mësohuni me idenë që unë do dal me njerëz të tjerë – kështu jam!"