Që pas performancës paksa zhgënjyese të Maroon 5 në Super Bowl 2019, njerëzit janë përpjekur vazhdimisht të gjejnë se cilët do të jenë të përzgjedhurit e radhës për të performuar në eventin më të madh të futbollit amerikan. U tha se mund të ishte Cardi B dhe Rihanna, por jo. Pas aludimeve, The National Football League (NFL) konfirmoi dy emra: J.LO & SHAKIRA.
Këngëtaret e konfirmuan në Twitter. Jennifer postoi një foto të Shakira-s dhe shkroi, “Kjo po ndodh. 02.02.20”.
Po kështu edhe Shakira postoi një foto të Lopez me mbishkrimin “Bëhuni gati 02.02.20.”
Në një njoftim për mediat, J.Lo tha: “Performanca në Super Bowl është tepër e veçantë për mua dhe jo vetëm sepse është 100 vjetori i NFL, por sepse edhe do të performoj me një mikeshë latine. Mezi po pres të tregoj se çfarë mund të bëjmë ne në skenën më të madhe në botë.”
J.Lo dhe Shakira do të performojnë gjatë ndeshjeve në të gjitha nivelet e konkurrencës mes 32 ekipeve.
Reagimi i njerëzve në një meme:
J.LO AND SHAKIRA STARTING THE 2020'S DECADE WITH THE SUPERBOWL HALFTIME SHOW KNOWING DAMN WELL THAT NO ONE WILL TOP THEM YUPpic.twitter.com/zocyi4BjEX
— Gabriel | Lady Gaga (@gabrielflorin01) September 26, 2019