Bebe Rexha festoi ditëlindjen e saj të 30 dy javë më parë dhe rastësisht, para se të dilte në skenë, dikush e fotografoi në banjë. Ky është rituali i saj mesa duket. Shtriqet, bën prekjet e fundit në grim dhe mbledh forcat për të performuar. Kur pa foton, Bebe mendoi se dukej shumë mirë (që është e vërtetë) dhe e postoi. Kaq.
View this post on Instagram
Babai i saj, natyrshëm, s’ishte aspak i lumtur. “Kur e pa, babi më tha, ‘Zot i madh, të lutem fshije urgjentisht atë foto,’” tregon Bebe. “Jo, s’kam ndërmend,” iu përgjigj ajo.
Bebe shton se është “grua e rritur,” e lirë të bëjë zgjedhjet e saj. “Mendova se dukesha seksi dhe s’e di nëse do të dukem më kaq mirë. Më pëlqeu vetja dhe e postova,” tha ajo.
Të ndjerit mirë me veten s’ka qenë gjithnjë e thjeshtë për yllin e popit. Është një angazhim konstant.
“Nuk zgjohesh një mëngjes dhe papritur thua ‘unë jam e paparë.’ Është rrugë e gjatë,” thotë ajo për E! News.