News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Kompania META fshin llogaritë e liderit suprem të Iranit

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Kompania META ka fshirë llogaritë që mirëmbaheshin nga zyra e rrjeteve sociale të liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei. Llogaritë e tij në Instagram dhe Facebook nuk ekzistojnë, për shkak të postimeve që ai kishte bërë në mbështetje të Hamasit.

“Ne i kemi fshirë këto llogari, pasi në mënyrë të vazhdueshme kanë shkelur politikën tonë për organizatat dhe individët e rrezikshëm”, shpjegoi një zëdhënës i Instagram-it për Radio Europa e Lirë.

Dorëhiqet presidentja e Hungarisë, pasi fali një të burgosur

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, ka dhënë dorëheqjen pasi u përball me një sërë kritikash për faljen e një të burgosuri, i cili kishte ndihmuar në fshehjen e krimit të abuzimeve seksuale në një shtëpi fëmijësh.

Presidentja hoqi dorë nga posti i saj dhe përmes një fjalimi të transmetuar në televizionin kombëtar, ajo u shpreh se kishte gabuar.

Sa i përket të burgosurit, ai ndihmonte ish-drejtorin e shtëpisë së fëmijëve që të fshihte krimet e tmerrshme të abuzimeve me fëmijët.

Lideri i Konferencës së Sigurisë në Mynih thotë se Rusia mund të sulmojë NATO-n

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Christoph Heusgen, lideri i Konferencës së Sigurisë në Mynih, është shprehur se nuk përjashtohet një sulm i mundshëm rus në ndonjë prej vendeve që janë të anëtarësuara në NATO.

Heusgen u pyet nëse ishte i mendimit që Vladimir Putin mund të japë një urdhër për një sulm drejtuar NATO-s dhe konfirmoi se po. “Putin e ka thënë se shpërbërja e Bashkimit Sovjetik ka qenë katastrofa më e madhe e shekullit XX, pasi shumë rusë kanë mbetur jashtë kufijve”, u shpreh ai, duke nënkuptuar se plani i Putin mund të jetë rikrijimi i BS.

Sulmi rus në Ukrainë: Raportohen për viktima

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Rusia vijon me sulmet në Ukrainë. Këtë radhë, një sulm ajror në qytetin Sumi ka shkaktuar 3 viktima dhe 4 të lënduar. Rusia ka shtuar sulmet e saj ajrore ndaj Ukrainës, duke e vështirësuar edhe më shumë rezistencën e kësaj të fundit.

Lufta ndërkohë, ka hyrë në vitin e dytë, pas pushtimit të paprovokuar të Rusisë kundrejt shtetit fqinj, në shkurt të vitit 2022.

 

REELS

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy

.

RIP maestro Valentino!

@optika_shqiptaro_gjermane , për ju që kërkoni standarde të larta dhe cilësi premium