High Tech

iPhone-t e rinj u shkaktojnë njerëzve tripofobi

Shkruar nga Anabel

12 Shtator 2019

iPhone-t e rinj u shkaktojnë njerëzve tripofobi

Në rast se e keni humbur ngjarjen më të madhe të javës për Apple, kompania nxorri në treg iPhone-t e rinj: iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max me ekranë të përmirësuar, procesorë më të shpejtë, bateri më jetëgjata dhe kamera të reja. Këto të fundit duket se janë me të vërtetë tmerruese, të paktën për njerëzit e ndjeshëm ndaj tripofobisë.

Tripofobia është frika nga sipërfaqet e vrimëzuara, të imëta, si hoje bletësh ose e anasjellta, me gunga të vogla dhe të shpeshta. Njerëzit që vuajnë nga tripofobia mund të pësojnë ankth, frikë, djersitje, kruajtje, të vjella dhe shqetësime emocionale të rënda kur përballen me imazhe të ngjashme.

Kamera e trefishtë – që u dizenjua për të përmirësuar ngjyrat dhe dritën – po u shkakton njerëzve ndjenja të neveritjes dhe frikës ndaj nuk mungojnë postimet në Twitter, ndonëse Apple nuk ka reaguar ende.

Tripofobia është studiuar shumë pak. Psikologët e parë që kërkuan për të dolën në përfundimin se kafshët më të rrezikshme në tokë si aligatorët, krokodilët, gjarpërinjtë dhe peshqit helmues kanë vrima dhe gunga në lëkurë. Si rrjedhim, njerëzit krijuan një fobi ndaj këtyre trajtave për t’i qëndruar larg rrezikut. Një tjetër studiues mendon se sipërfaqe të tilla u kujtojnë njerëzve sëmundjet infektive ose parazitët. Emocionet e neveritjes ndikojnë për t’iu shmangur pikërisht këtyre.

Është një ndër fobitë që diskutohet më pak. Njerëzit hezitojnë të thonë se vuajnë nga tripofobia pasi nuk i kupton kush, ngjan abstrakte dhe e pakuptimtë. Të kesh frikë nga vrimat s’është diçka që e dëgjojmë përditë dhe natyrshëm s’mund të perceptohet lehtësisht.

Prej serialit "American Horror Story", njerëzit që vuajnë nga tripofobia kërkuan të studiohet më shumë dhe të shmangen imazhet ngacmuece.

Shënim: Në vijim, artikulli përmban foto ilustruese, të papërshtatshme për njerëzit që kanë tripofobi, ndaj mos lexoni më tej nëse jeni të ndjeshëm ndaj këtyre imazheve.

iPhone-t e rinj u shkaktojnë njerëzve tripofobi

iPhone-t e rinj u shkaktojnë njerëzve tripofobi

iPhone-t e rinj u shkaktojnë njerëzve tripofobi

iPhone-t e rinj u shkaktojnë njerëzve tripofobi

iPhone-t e rinj u shkaktojnë njerëzve tripofobi