
Një mik i mbretit Charles III ka thënë se ai është i zhgënjyer nga deklarata bombastike e princ Harry-t, i cili pretendon se i ati nuk do të flasë me të. Harry dha një intervistë për BBC News të premten, ku shprehu ndjesitë e tij për humbjen e apelimit për sigurinë e financuar, pasi hoqi dorë nga detyrat mbretërore dhe u shpërngul në SHBA në vitin 2020, si dhe për faktin që nuk flet me mbretin Charles.

Sipas burimit anonim, mbreti e kishte bërë të qartë se nuk donte të përfshihej në këtë çështje, ndaj deklarata e të birit e ka zhgënjyer.
“Ajo që e ka zhgënjyer dhe lënduar më shumë në nivel personal është dështimi i Harry-t për të respektuar këtë parim. Dhe që mbështetësit e tij të mendojnë deri diku se babai i tij nuk kujdeset për familjen”, u shpreh burimi.
Një zëdhënës i pallatit gjithashtu mbrojti rezultatin e apelimit në një deklaratë publike: “Të gjitha këto çështje janë shqyrtuar në mënyrë të përsëritur dhe të hollësishme nga gjykatat”, duke theksuar se në të gjitha rastet, rezultati ishte i njëjtë.

Zhgënjimi i mbretit vjen pas një interviste të papritur të Harry-t, 40 vjeç, me BBC, ku ai pretendoi se “disa anëtarë” të familjes mbretërore “nuk do ta falin kurrë” për një disa veprime që ka bërë në të shkuarën, ndër to edhe botimi i librit “Spare” në vitin 2023, ku ai tregoi disa nga “sekretet” e familjes mbretërore.
Pavarësisht “dallimeve” të vazhdueshme që Harry ka me familjen e tij, ai tha se “nuk ka kuptim të vazhdojë të luftojë” dhe se do të donte të pajtohej me të atin, sidomos pas diagnostikimit të tij me kancer në fillim të vitit 2024.
“Ai nuk dëshiron të flasë me mua për shkak të kësaj çështjeje sigurie,” tha Harry për BBC. “Por do të ishte mirë të pajtoheshim", duke vijuar: “Kjo situatë që vazhdon prej pesë vitesh, që ka të bëjë me jetën dhe sigurinë e njerëzve, është pika më kritike. Është e vetmja gjë që ka mbetur peng mes nesh”.
Harry — i cili hoqi dorë nga detyrat mbretërore dhe u shpërngul në Kaliforni në vitin 2020 — shtoi se nëse anëtarët e familjes mbretërore “nuk e duan këtë pajtim” dhe se është totalisht në dorën e tyre.
Artikuj të sugjeruar: