KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Mendja

Fobia më e çuditshme: Mund ta vuani dhe ju, e të mos ia keni idenë

18 Shtator 2017

Sezoni i ri i serialit American Horror Story i la shumë prej ndjekësve një shije të hidhur në gojë, frikë, ankth dhe djersë të ftohta. Ka fjalën horror në titull, duhet të ishte e pritshme. Por jo. Arsyeja është krejt tjetër.

Personazhi kryesor në serial vuan nga tripofobia dhe përballet me disa imazhe sfiduese gjatë ndodhive. Tripofobia konsiston në frikën ndaj sipërfaqeve të vrimëzuara, të imëta, si hoje bletësh. Ose e anasjellta, me gunga të vogla, të shpeshta.

Tripofobia është studiuar shumë pak. Psikologët e parë që kërkuan për të dolën në përfundimiin se kafshët më të rrezikshme në tokë si aligatorët, krokodilët, gjarpërinjtë dhe peshqit helmues kanë vrima dhe gunga në lëkurë. Si rrjedhim, njerëzit krijuan një fobi ndaj këtyre trajtave për t’i qëndruar larg rrezikut. Një tjetër studiues mendon se sipërfaqe të tilla i kujtojnë njerëzve sëmundjet  infektive ose parazitët. Emocionet e neveritjes ndikojnë për t’iu shmangur pikërisht këtyre.

Është një ndër fobitë që diskutohet më pak. Njerëzit ndrojten të thonë se vuajnë nga tripofobia pasi nuk i kupton kush, ngjan abstrakte dhe e pakuptimtë. Të kesh frikë nga vrimat s’është diçka që e dëgjojmë përditë dhe natyrshëm s’mund të perceptohet lehtësisht.

Me të dhënat e tanishme, numri i individëve që vuajnë nga tripofobia është i konsiderueshëm: rreth 5% e gjithë popullsisë së botës. Prej serialit të ri, ata që vuajnë nga tripofobia shpresojnë të studiohet më shumë e të shmangen imazhet ngacmuese.

Burimi: CNN

MOS I HUMBISNI