News

Kryeqyteti europian shpallet vendi më i mirë në botë për të banuar

Kryeqyteti europian shpallet vendi më i mirë në botë

Gjerësisht i njohur për arkitekturën madhështore, hapësirat e gjelbërta dhe kafenetë tradicionale, kryeqyteti europian u shpall vendi më i mirë në botë për të banuar. Bëhet fjalë për Vjenën.

Kryeqyteti europian shpallet vendi më i mirë në botë
Vjenë, Austri

Kryeqyteti austriak u rendin në vendin e parë duke kryesuar tabelën me rezultate pothuajse perfekte. Ai u pasua nga Melburn, Sidnei, Osaka dhe Kalgari.

Kryeqyteti europian shpallet vendi më i mirë në botë
Melburn, Australi

Të dhënat përpilohen nga The Economist Intelligence Unit bazuar në indeksin vjetor të jetueshmërisë. Indeksi merr në konsideratë 30 faktorë cilësorë dhe sasiorë, që ndahen në pesë kategori kryesore: stabiliteti (25%), kujdesi shëndetësor (20%), kultura dhe mjedisi (25%), arsimi (10%) dhe infrastruktura (20%).

Kryeqyteti europian shpallet vendi më i mirë në botë
Vjenë, Austri
Kryeqyteti europian shpallet vendi më i mirë në botë
Sidnei, Australi

Edhe pse dhjetëshja e parë u dominua nga Australia, Kanadaja dhe Japonia, vendet Europës patën rezultate të mira në përgjithësi. Tetë nga 20 qytetet më të mira për të banuar janë në Europën Veriore, si për shembull Kopenhagen, Zyrih, Frankfurt apo Gjenevë, përkatësisht në vendin e 11, 12 dhe 14.

Kryeqyteti europian shpallet vendi më i mirë në botë
Kopenhagen, Danimarkë

Helsinki, Amsterdami dhe Hamburgu gjithashtu u pozicionuan në 20 vendet e para, ndërsa Berlini dhe Luksemburgu në vendin e 21 dhe 23.

Kryeqyteti europian shpallet vendi më i mirë në botë
Amsterdam, Hollandë

Londra dhe Nju Jorku u vlerësuan shumë për kulturën, por u rrëzuan në renditje për shkak të problemeve në infrastrukturë, stabilitetet si edhe rrezikut nga terrorizmi dhe krimet e tjera. Qytetet u renditën përkatësisht në vendin e 48 dhe 58. E njëjta gjë edhe për Parisin në vendin e 26, i cili ra gjashtë pozicione nga renditja e vitit të kaluar për shkak të protestave antiqeveritare.

Kryeqyteti europian shpallet vendi më i mirë në botë
Damasku, Siri

Damasku në Siri u cilësua si qyteti më pak i jetueshëm në botë, ndjekur nga Lagos në Nigeri dhe Dhaka në Bangladesh.

Lista me 10 qytetet më të mira për të jetuar:

1. Vjenë, Austri

2. Melburn, Australi

3. Sidnei, Australi

4. Osaka, Japoni

5. Kalgari, Kanada

6. Vankuver, Kanada

7. Toronto, Kanada

7. Tokio, Japoni

9. Kopenhagen, Danimarkë

10. Adelaide, Australi

Lista me 10 qytetet më pak të jetueshme në botë:

1. Damask, Siri

2. Lagos, Nigeri

3. Dhaka, Bangladesh

4. Tripoli, Libi

5. Karaçi, Pakistan

6. Port Moresbi, Papua Guinea e Re

7. Harare, Zimbabve

8. Douala, Kamerun

9. Algjer, Algjeria

10. Karakas, Venezuela

Përshtatur nga CNN

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb