Showbiz dhe TV

Ermal Mamaqi flet për herë të parë për largimin nga Tv Klan dhe emisionin e ri

Shkruar nga Anabel

6 Shtator 2019

Ermal Mamaqi flet për herë të parë për largimin nga Tv

Ermal Mamaqi konfirmon largimin e aluduar nga Tv Klan pak javë më parë. përmes një postimi emocional në Instagram, moderatori shprehet se do të fokusohet te kinematografia dhe marketingu, të paktën deri në janar. “Xing me Ermalin” nuk do të rikthehet këtë sezon televiziv as në Tv Klan, as tjetërkund. Nga janari e tutje, Mamaqi mund të rikthehet me një format të ri, të cilin po e zhvillon momentalisht, teksa po xhiron “I love Tropoja.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

“Miq, ju jam mirënjohës për mesazhet e shumta që më dërgoni në lidhje me ‘Xing me Ermalin.’

E ardhmja jonë ndërtohet në momentet kur ne marrim vendimet. Dhe vendimet më të rëndësishme dhe që të çojnë përpara janë ato që të nxjerrin nga zona e rehatisë.

Kam marrë vendimin të bëj një pauzë të shkurtër në punën time si moderator. Si rrjedhojë, ‘Xing me Ermalin’ nuk do të jetë, të paktën deri në janar në programet televizive.

Karriera ime do të zhvendoset në industrinë e kinematografisë dhe marketingut në këtë momente.

Në të njëjtën kohë, bashkë me ekipin krijues të Xing.al po ndërtojmë një format të ri emisioni që me shumë mundësi vjen në muajin janar në televizion.

Një falenderim të madh kam për regjisoren Lorena Basha, skenaristët Besnik Mustafaj dhe Klaudia Brahimaj, për Olimpian dhe bandën e Xingut, montazhierët Vini dhe Pavjoli, Kejvinën dhe Belindën, si dhe për gjithë stafin e palodhur dhe të çmendur të ‘Xing me Ermalin.’

Mirënjohje televizionit kampion Tv Klan për kushtet dhe për dashurinë e treguar në këto tre vite.

Ndërkohë miq, ju pres në surpriza të reja do t’ju mekin.

Se siç thotë dhe miku im Will Smith, ‘në jetë nuk ka rëndësi sa herë merr frymë. Momentet që të lënë pa frymë janë ato që e bëjnë jetën t’ia vlejë.’ Ju përqaputh të gjithëve.”