Celebrity

Aktorja s’bën seks prej 15 vitesh sepse s’ka rëndësi për të

Shkruar nga Anabel

4 Shtator 2019

Aktorja s’bën seks prej 15 vitesh sepse s’ka rëndësi
Linda Hamilton në “Terminator: Dark Fate"

Aktorja Linda Hamilton s’ka frikë të diskutojë jetën e saj seksuale. Ose mungesën e jetës së saj seksuale do të ishte termi i duhur.

Në një intervistë me The New York Times, aktorja e “The Terminator,” 62 vjeçe, foli për largimin e saj nga ekrani dhe çfarë e bëri të rikthehej si Sarah Connor në filmin e ri të serisë Terminator, të titulluar “Terminator: Dark Fate.”

Hamilton, e cila u divorcua nga regjisori i “Terminator,” James Cameron në vitin 1999, gjithashtu tha se nuk bën seks prej thuajse dy dekadash.

“S’bëj seks prej të paktën 15 vitesh,” tha ajo për gazetën. “Njeriu s’i numëron më ditët sepse thjesht s’ka rëndësi – ose të paktën s’ka rëndësi për mua. Kam një marrëdhënie romantike me botën dhe me njerëzit.”

E fshehur në një shtëpi shumëngjyrëshe në New Orleans bshkë me dy qentë e saj, Turk dhe Noodle, Hamilton tregon se s’është marrë me ndonjë gjë specifike që kur ndaloi së aktruari në vitin 2012.

Aktorja s’bën seks prej 15 vitesh sepse s’ka rëndësi

“U zgjova një ditë dhe thashë, ‘Ja ku jam, në vilën time të bukur. Fëmijët s’janë këtu, agjentët s’po më telefonojnë. Kjo s’mund të jetë e vërtetë,” tha ajo për NYT. “Më pëlqen aq shumë të rri vetëm, sa është e pabesueshme."

Vendimi për t’iu rikthyer serisë Terminator nuk ishte aspak i lehtë për aktoren.

“U mendova intensivisht dhe e mora në konsideratë për gjashtë javë para se të vendosja që do ta pranoja rolin,” tha Hamilton. “S’isha e sigurt nëse e doja. Nuk doja të dukej sikur po e bëja thjesht për paratë. Bëj një jetë të qetë, një jetë njeriu të rëndomtë dhe s’e dija në doja të hiqja dorë nga gjithë kjo për 15 minuta famë.”

Me Cameron si producent dhe Tim Miller si regjisor, filmi përshkruhet si pasues i “Terminator 2: Judgment Day” (1991) – filmi i fundit ku Hamilton luajti rolin e Sarah Connor. Filmi përfshin Arnold Schwarzenegger në rolin e robotit T-800 që u dërgua për të vrarë Sarah dhe djalin e saj të palindur në produksionin e parë të vitit 1984.

“Mendoj se do të habiteni nga ky film sepse ka dalë i jashtëzakonshëm. Unë u mahnita kur e pashë për herë të parë,” tha Schwarzenegger.

“Terminator: Dark Fate” del në kinematë amerikane më 1 nëntor.

Burimi: People