Kosova

Për herë të parë, një grua kandidon për kryeministre të Kosovës

Shkruar nga Anabel

27 Gusht 2019

Për herë të parë, një grua kandidon për

Për herë të parë, Lidhja Demokratike e Kosovës zgjodhi si kandidate për kryeministre në zgjedhjet e ardhshme në tetor Vjosa Osmanin, e cila është po ashtu gruaja e parë që kandidon në një post drejtues të tillë. Ndonëse pjesëmarrja e grave në politikën e Republikës së Kosovës ka patur ndryshime (kujtojmë Atifete Jahjagën si presidente), studime të shumta kanë theksuar se pjesëmarrja e grave në vendimarrje në Kosovë nuk është fort e lartë. Prandaj edhe zgjedhja e Vjosa Osmanit duket si një hap përpara.

Për herë të parë, një grua kandidon për

Osmani nuk është një emër i panjohur në fushën politike, përkundrazi është e angazhuar që në adoleshencë si aktiviste e LDK-së. Pasi mbaroi studimet në Fakultetin e Drejtësisë në Kosovë, Vjosa Osmani, asokohe e shpallur si studentja më e mirë, vazhdoi studimet e nivelit Master në Universitetin e Pitsburg-ut në Amerikë, ku u vlerësua me “Sheth International Achievement Award”, çmim që jepet për kontributin e të rinjve në mbarë botën.

Për herë të parë, një grua kandidon për

Përveç profesionit të pedagoges, prej tre mandatesh, Osmani është deputete e LDK-së, ku në dy të fundit ishte deputetja më e votuar në Kosovë.