Showbiz dhe TV

Adelina flet për sherrin e 16 viteve më parë me Leonorën: 'Më goditi mamin!'

Shkruar nga Anabel

24 Gusht 2019

Adelina flet për sherrin e 16 viteve më parë me Leonorën:

Kanë kaluar plot 16 vite, por ende sot e kësaj dite, sherri mes Adelina Ismailit dhe Leonora Jakupti, kujtohet si një prej sherreve më të bujshëm në show biz-in shqiptar.

Aq sa, këngëtaret vazhdojnë pyeten rreth atij incidenti në çdo intervistë që japin. Së fundmi, ka qenë Adelina ajo që ka treguar versionin e saj të historisë, duke thënë se shkaku i përleshjes ka qenë nëna e saj e ndjerë.

Adelina flet për sherrin e 16 viteve më parë me Leonorën:

E ftuar në emisionin “Pressing”, Ismaili tha se gjithçka doli jashtë kontrollit kur pa Leonorën të godistë mamanë e saj.

“Po, ka patur përleshje, por pse ka ndodhur kjo nuk e di. Mamin e ka goditur pak Leonora së parë. Mbaj mend se ishte një garderobë e ngushtë, ajo kaloi dhe goditi mamin. Mami i bërtiti pak për shkak të stresit të xhirimeve.”- tregon Adelina, duke shtuar se pas këtj momenti ndodhi sherri fizik mes tyre.

Adelina flet për sherrin e 16 viteve më parë me Leonorën:

“Kur mami i tha “kujdes”, ajo e kapi prej fyti dhe aty ndërhyra unë.”- përfundoi këngëtarja duke shtuar se nuk do të thotë asnjë fjalë më shumë për ngjarjen e ndodhur në 2003-in.

Adelina flet për sherrin e 16 viteve më parë me Leonorën:

Pyetja për të cilën jemi kureshtarë të gjithë, është padyshim: “A flasin vajzat sot?”

“Unë ende nuk e kam të qartë nëse jemi apo jo rivale, por sinqerisht e them se nuk kam xhelozi për askënd, e aq më pak për një vajzë të re, e për më tepër për një këngëtare që ka kënduar në Koshare.”- vahzdoi Adelina  duke na lënë të kuptojë se jo, nuk ka asnjë komunikim me Jakupin, por është gati për paqe!