TV Mania

Ermal Mamaqi largohet nga Tv Klan?

Shkruar nga Anabel

20 Gusht 2019

Ermal Mamaqi largohet nga Tv Klan?

Sërish, thuhet se Ermal Mamaqi do të largohet nga Tv Klan. Së fundmi, burime për Newsbomb.al u shprehën se “Mamaqi nuk do të jetë më pjesë e Tv Klan”. Sipas po të njëjtave burime, e shtuna do t’i besohet spektaklit të humorit, Duplex, i cili do të moderohet nga Marina Vjollca dhe do të vijë me ndryshime.

Anabel u përpoq të kontaktonte me Albert Dumanin, drejtorin e programacionit në Tv Klan, por nuk pati një përgjigje nga ana e tij.

Në mesin e qershorit, u përfol fillimisht se pas tri vitesh bashkëpunim, kontrata e “Xing me Ermalin” me Tv Klan nuk do të rinovohej. Burime për Indexonline.net u shprehën se Ermal Mamaqi do të largohet drejt Top Channel.

I ftuar në emisionin “Treshat”, Mamaqi u pyet nëse “’Xing me Ermalin’ do të vazhdojë sezonin e ardhshëm”.

“Do të vazhdojë patjetër, besoj” u përgjigj ai. “Do të vazhdojë në Klan?”, e pyeti sërish Bora Zemani. “Po, besoj, patjetër në Klan,” shtoi ai.

Fjalë si “besoj” dhe “patjetër” duket sikur kundërshtojnë njëra-tjetrën, ndaj Zemani kërkoi të tjera detaje për sezonin e ardhshëm televiziv: “Do të thotë se mund të jetë edhe një gjë tjetër?”.

“Po, mund të jetë dhe një gjë tjetër,” përfundoi Mamaqi.