News

Avokati i pronarit të lokalit: 'Ishin të gjithë të dehur, turistët kishin pirë kanabis!'

Avokati i pronarit të lokalit: 'Ishin të gjithë të

Pas deklaratës të pronarit të lokalit në Porto Palermo, se nuk ka ushtruar dhunë ndaj askujt, avokati mbrojtës i tij vjen me pretendime të reja.

Sipas tij, të gjithë që ndodheshin në makinë kanë qenë të dehur, përfshi këtu edhe turistët spanjollë.

“Zoti Mihal Kokëdhima nuk ka ushtruar kurrë dhunë dhe nuk ka kërcënuar asnjë nga turistët spanjollë apo shoqëruesit e tyre. Ai i ka dalë përpara makinës për t’u thënë që të ndalonin sa të vinte policia. Këtë gjë ia ka thënë edhe vetë policisë në telefon.

Avokati i pronarit të lokalit: 'Ishin të gjithë të

Ata i dhanë gaz dhe e kanë goditur, e kanë marrë para. Për t’u vetëmbrojtur që të mos e shtypte makina është kapur në kofanon e saj dhe ka qëndruar i varur ashtu. Edhe shoferi edhe pasagjeri ishte i pirë në alkool , fakt të cilën prokuroria nuk e mori në konsideratë dhe nuk i bëri analizë as shoferit dhe as pasagjerit. Madje të gjithë turistët ishin duke konsumuar lëndë kanabis sativa.”- është shprehur avokati mbrojtës i Kokëdhimës.

Ngjarja e pakëndshme ndodhi disa ditë më parë në Porto Palermo ku pasi turistëve s’iu pëlqeu shërbimi në restorantin e Mihal Kokëdhimës, ata u larguan. Kokëdhima u acarua, u konfliktua fizikisht me ta, u shkaktoi dëmtime në trup e më pas ndoqi furgoni me të cilin u larguan.

REELS

Mos harroni: E zeza nuk del kurrë nga moda

Djale, ajo nuk eshte mami jot Eva! Ajo eshte Gabriel Solis t’lutna shume!

Videon e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

Nuk kuptoj turqisht, por e kuptoj 100% çfarë po thonë në këtë video😂

Breaking news! Ne e dimë se ç'i duhet çdo biznesi! Na kontakto tani dhe njihu me super ofertën 🤝

Hailey Bieber tallet me aludimet e fansave ne kete interviste per revisten “Vogue” (eshte edhe kopertina e muajit)

nëse numrat në llogarinë bankare s’kanë fund 💰

Tag shoqen dhe thuaji: “A të thashë?” 🤨

🤯

Peshorja duke dalë për kafe, pasi u tha të gjithëve që do vishej thjesht fare