Bota

Klienti i restorantit vret kamarierin sepse sandwich-i po i vonohej

Shkruar nga Anabel

18 Gusht 2019

Klienti i restorantit vret kamarierin sepse sandwich-i po i vonohej

Një kamarier në një restorant pranë Parisit ka humbur jetën pasi është qëlluar për vdekje nga një klient i rastësishëm. Sipas BBC, ky i fundit është nervozuar sepse sandëich-i që kishte porositur, po vonohej.

Ambulanca është përpjekur ta shpëtojë 28-vjeçarin, por ai ka ndërruar jetë në vend. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e të premtes dhe autori është ende në kërkim nga autoritetet.

Kolegët e viktimës treguan për policinë se autorit i kishte humbur durimi dhe nuk priste dot më derisa ushqimi që kishte porositur të përgatitej.  Të tronditur nga ngjarja, njerëzit aty pranë janë shprehur se restoranti ishte një vend i qetë.

“Është shumë e trishtë. Ishte restorant i qetë, s’kishte patur probleme. U hap vetëm disa muaj më parë.”- tregon njëra prej klienteve.

Banorë të tjerë fajsojnë zonën, Seine-Saint-Denis, e cila gjithnjë është konsideruar si e rrezikshme për shkak të përhapjes së krimit dhe rritjes së trafikimit të drogës.