Amy Schumer, e cila u bë nënë së fundi, pyeti ndjekësit e saj në do të ishin të interesuar të shihnin një dokumentar për djalin e saj Gene. Ideja u pëlqye nga Rosanna Arquette, Paris Hilton dhe Glenn Close, por një komentues u fokusua diku tjetër. Sipas tij, dokumentarët dhe serialet reality janë stërbërë dhe sugjeroi diçka ndryshe.
“Të kam shumë qejf, thjesht mendoj se një dokumentar i tillë do të ishte një lëvdatë për veten dhe për më tepër, është stërbërë,” shkruan komentuesi. “Do të doja të shihja një dokumentar për ty që zbulon se bashkëshorti yt është diagnostikuar me autizëm dhe si do të reagoje nëse edhe djali juaj do të diagnostikohej po ashtu...”
View this post on Instagram
Amy nuk u mërzit dhe as u inatos, thjesht logjikoi me komentuesin e tha se të kesh autizëm nuk është domosdoshmërisht gjë e keqe. Aktorja tha se bashkëshorti i saj, Chris Fischer, që është diagnostikuar me çrregullim të spektrit autik, është dikush që ajo admiron. Dhe nëse djali i ngjan babait, ç’të keqe ka këtu?
“Si do reagoja? Nuk e konsideroj gjë të keqe të pasurit autizëm. Im shoq është njeriu im i preferuar në gjithë botën. Është i dashuri, argëtes, interesant dhe i talentuar. E admiroj. Si mund të shpresoj që djali im të mos jetë si i ati?
Me qindra komentues falenderuan aktoren për qëndrimin e saj. Amy flet shpesh për çrregullimin dhe si rrjedhim ka siguruar mbështetjen e organizatave jofitimprurëse që punojnë për ndrëgjegjësimin e publikut ndaj autizmit.
“Mendoj se shumë njerëz refuzojnë të diagnostikohen vetë, apo të diagnostikojnë fëmijët prej stigmës,”tha ajo nënjë intervistë me Seth Meyers. “Shpresoj të kërkojnë ndihmë – ndihma që na është dhënë mua dhe bashkëshortit tim na ka përmirësuar jetën e martesën. Gjithçka është bërë më e menaxhueshme. Dua t’i inkurajoj njerëzit të mos kenë frikë.”