Celebrity

Babai i aktorit është aq smirëzi, sa shkroi një libër pse i biri është më i famshëm se ai

Shkruar nga Anabel

8 Gusht 2019

Babai i aktorit është aq smirëzi, sa shkroi një libër

Me siguri e njihni Tom Holland, aktorn që luan Spider-Man për filmat e Marvel.

Babai i aktorit është aq smirëzi, sa shkroi një libër

Dhe me siguri nuk e njihni babain e Tom, Dominic Holland, i cili ka qenë i famshëm para Tom. Dominic është komedian që has sukses mesatar në Mbretërinë e Bashkuar.

Babai i aktorit është aq smirëzi, sa shkroi një libër

Në vitin 2017, Dominic shkruajti një libër që quhet “I eklipsuar: Mesa duket Spider-Man paska baba.” Libri u shkrua para se Tom të merrte vesh se ishte përzgjedhur pë të luajtur rolin e Spider-Man dhe tregon historinë qesharake të Dominic që kupton se i biri është tani më i famshëm se ai.

Babai i aktorit është aq smirëzi, sa shkroi një libër

I eklipsuar tregon historinë e jashtëzakonshme të një familjeje normale. Mami, babi, katër djem dhe një qen. Vetëm se babai është një komedian disi i famshëm në Mbretërinë e Bashkuar që tentoi të bëhej skenarist në Hollywood. Rastësisht dhe fatmirësisht, djali i madh është aktor i talentuar dhe papritur e gjen veten në rolin e Spider-Man, teksa i ati jep shfaqje nëpër fshatra e shkolla,” shkruhet në përshkrimin e librit.

Sidoqoftë, libri filloi të përflitej në Twitter së fundmi dhe njerëzit nuk janë aspak të lumtur. Madje, mendojnë se babi i Tom është smirëzi dhe se po përfiton nga suksesi i të birit.

Nga ana tjetër, parafjala e librit është shkruar nga vetë Tom Holland, pra ai s’e ka aspak problem gjithë gjullurdinë. Dhe, autori është komedian. Libri supozohet të jetë një shaka e madhe, por ngaqë është humor britanik, jo të gjithë e kuptojnë.