Celebrity

Dyshja e YouTube-it martohet në ceremoninë më të çuditshme sot për sot

Shkruar nga Anabel

29 Korrik 2019

Dyshja e YouTube-it martohet në ceremoninë më të

Vlogerët Jake Paul dhe Tana Mongeau njoftuan në fund të qershorit se do të martoheshin, por askush s’i besoi. Fundja të dy janë të paqëndrueshëm dhe kishin vetëm dy muaj e pak bashkë. Ja që, e mbajtën fjalën.

Dasma u mbajt mbrëmë, në Las Vegas, dhe është eventi më i çuditshëm sot për sot.

Si fillim, ata që nuk ishin të pranishëm, mund të paguanin 50 dollarë për të parë gjithçka live në HalogenTV.

Betimet u shkëmbyen në Grafiti Mansion dhe shkurtimisht pasi dyshja tha “po, dua” diku në mes të të ftuarve plasi sherri. Fatmirësisht, s’pati të lënduar dhe situata u qetësua pa problem.

Pas ceremonisë, gjithë të ftuarit shkuan në restorantin Sugar Factory, në brendësi të një qendre tregtare për festën pas ceremonisë së betimeve. Thonë që gjithçka kushtoi gjysmë milioni dollarë, por sipas reporteres së BuzzFeed, që ishte e pranishme, tapeti i kuq ishte në fakt disa rrugica të rreshtuara, hapësira ishte mesatare, DJ, tavolinat e kateringut dhe ëmbëlsirat ishin ngjeshur në një cep dhe kishte vetëm 10 tavolina për të ftuarit. Diçka krejt mesatare, në fjalë të tjera.

E vetmja gjë e madhe dhe ekstravagante ishte torta dhe froni për nusen dhe dhëndrin. Për ta bërë edhe më të çuditshme dasmën, restoranti ndodhej ngjitur me një dyqan të Zarës.

Jake dhe Tana erdhën me vonesë, sigurisht dhe ishin veshur... kështu. Jake kishte një çadër të gjatë në dorë.

Dyshja e YouTube-it martohet në ceremoninë më të

Vëllai i Jake, Logan Paul, gjithashtu YouTube-r tha se nuk beson se martesa e tyre do të funksionojë. Madje, mendon se do të ndahen pas një muaji, një muaji e gjysmë.

Jake ishte me nerva dhe kishte vapë, ndërsa Tana tha se s’ka ëndërruar kurrë për një dasmë tradicionale.

Çifti kishte punësuar një sozi të Oprah për të qenë e pranishme, por askush s’e di pse. As ajo vetë.

Pasi prenë tortën, Jake e sulmoi me shpatë dhe e gjithë ëmbëlsira ra në tokë. Pastaj, ai dhe shokët kërcyen mbi tortë teksa Tana e shihte.

Pas një ore e gjysmë, Tana dhe Jake ikën në drejtime të ndryshme me shokët e tyre respektivë.