Roza Lati dhe Stine u lidhën kur ajo ishte 17, ndërsa ai 26. Ajo një adoleshente, ai në kulmin e karrierës së tij si muzikant. Ata përjetuan një lidhje të ndërlikuar dhe të ngarkuar emocionalisht dhe u ndanë pas tre vitesh. Dhjetë vite më vonë, teksa po tentonte të bënte Don Phenom të fliste për të dashurën e tij, foli për mënyrën si u njoh me Stinen/
“Unë të dashurin tim të parë e kam njohur natën e Vitit të Ri. Ai ishte duke kënduar në një lokal. Unë isha goca më e shëmtuar e lokalit. Aty kishte vetëm Misse dhe unë. Ky djali po këndonte brenda banakut, nhdërsa unë isha në cep. Ai këndonte dhe më drejtohej mua. Këndonte dhe më drejtohej mua me mikrofon. Unë kthehem majtas, kthehem djathtas, e pyes “me mua e ke?” dhe ai e pati me mua dhe për tre vjet,” thotë Roza.
Dhjetë vite më vonë, Stine u martua, u bë baba dhe u divorcua. Ai dhe Roza arritën të ruajnë njëfarë raporti me njëri-tjetrin.