Celebrity

Për herë të parë, reagon për ndarjen ish-i dashuri i Dua Lipës

Shkruar nga Anabel

14 Korrik 2019

Për herë të parë, reagon për ndarjen ish-i dashuri i

Ndonëse qarkullonin prej kohësh zërat për ndarjen e tyre të radhës, Dua dhe Isaac Carew nuk reaguan kurrë. Të paktën jo në mënyrë të drejtpërdrejtë. Thjesht pak javë pas ndarjes, Dua u fotografua nën shoqërinë e Anwar Hadid dhe me disa puthje në publik, konfirmoi romancën e re. Po me Isaac – të cilin e njihni si “dhëndrin e Kosovës” – pse u nda?!

Për herë të parë, reagon për ndarjen ish-i dashuri i

“Meqë e dini të gjithë, mendoj se fama dhe paratë janë një faktor i rëndësishëm,” shkroi Isaac në Twitter, duke i bërë të gjithë ndjekësit të mendojnë se suksesi, fama dhe paratë kanë ndikuar në lidhjen e tyre.

Për herë të parë, reagon për ndarjen ish-i dashuri i

Në lidhje me statusin, reagimet kanë qenë të ndryshme. Disa kërkojnë një ribashkim të Duas dhe Carew-t, ndërsa disa të tjerë janë të mendimit se “Dua është shumë e pasigurt në lidhje me marrëdhënien me Isaac dhe thjesht Anwar është një rastësi, ku ajo po gjen mbështetje”. Sipas këtyre të fundit, nuk do të jetë e largët dita kur Dua do t’i telefonojë sërish Isaac-ut.

Për herë të parë, reagon për ndarjen ish-i dashuri i

Në fakt, mundësinë ekzistojnë. Dua dhe Isaac qenë fillimisht të lidhur nga viti 2013-2018 dhe më pas u bashkuan në janar të 2018-s, pasi këngëtarja i dha fund lidhjes me artistin e grupin LANY, Paul Klein. Madje edhe fotot bashkë i kanë ende në Instagramet përkatëse. Sikur të mos mjaftonin këto, Anwar ka shumë ngjashmëri në pamje me Isaac.

Për herë të parë, reagon për ndarjen ish-i dashuri i

Për disa fansa të dyshes, “Dua ka bërë shumë gabim që ka shkatërruar një marrëdhënie të ndërtuar për kaq shumë vite”,

Për herë të parë, reagon për ndarjen ish-i dashuri i

ndërkohë që të tjerë reagojnë ashpër duke kritikuar Isaac-un “për mënyrën si po flet për Duan”.

Për herë të parë, reagon për ndarjen ish-i dashuri i

Po kështu, nëpër komente vihen re mendime që theksojnë se “ai nuk duhet të heqë dorë nga dashuria për të”, ndërsa për të tjerë “situata do të kalojë me kohën”.

Për herë të parë, reagon për ndarjen ish-i dashuri i

Përmendim gjithashtu  që Dua është 23 vjeçe, ndërsa Isaac 33. “Më vjen keq për dhimbjen tënde, por dreqi e mori ajo është 23. Vështirë që të mendojë për një angazhim serioz që tani," shton dikush.

Për herë të parë, reagon për ndarjen ish-i dashuri i