TV Mania

Se si do t’jua bëjë zemra kur të dëgjoni ç’mendon G-Bani për rikthimin e tij në muzikë

Shkruar nga Anabel

9 Korrik 2019

Se si do t’jua bëjë zemra kur të dëgjoni

Në një intervistë pasditen e sotme në “Ftesë në 5” në Top Channel, G-Bani – një ndër reperët e preferuar të viteve 2000 – tregoi më shumë detaje për jetën në Londër si edhe rikthimin në skenë. “Qëllimi im është të bëj muzikë,” tregoi reperi që prej kohësh nuk është më aktiv sa më parë në tregun muzikor. “Jam i etur për skenën, dua të dal në skenë.”

Se si do t’jua bëjë zemra kur të dëgjoni

Në vijim, G-Bani shtoi se pavarësisht se nuk e meritojnë, ai ka ndërmend t’u japë mundësinë organizatorëve të festave nëpër klubet e natës që ta kenë të pranishëm. Sipas tij, impakti te publiku është i madh: “Jam legjendë. Është hera e parë që e them në fakt.” Reperi sqaron se fakti që është ky që është sot “nuk është vetëm falë aftësive të tij, por edhe për shkak të rrethanave”, referuar kohës kur ai bëri rep.

Se si do t’jua bëjë zemra kur të dëgjoni

“Unë bëra rep në një Shqipëri që nuk ishte bërë rep herë tjetër. Solla risi herë pas herë. Jam i pari që solla kërcimtare me ngjyrë, pavarësisht komenteve”.

Se si do t’jua bëjë zemra kur të dëgjoni

Ndër të tjera, G-Bani zbuloi se kënga hit e vitit 2008, e cila vazhdon të dëgjohet ende nga ata që ishin dikur adoleshentë asokohe, është një dedikim për një dashuri të së kaluarës.

Se si do t’jua bëjë zemra kur të dëgjoni
Komente shkëputur nga kënga "Të dua" në YouTube/ G-Bani ft. Crazy Girl
Se si do t’jua bëjë zemra kur të dëgjoni
Komente shkëputur nga kënga "Të dua" në YouTube/ G-Bani ft. Crazy Girl

I ftuar në “KafeIn” në shkurt të këtij viti, reperi zbuloi se kënga dedikuar vajzës së zemrës kishte lindur në një moment kur dikush i fliste Rudina Xhungës për librin e saj. “Kam qenë në ambientet e Top Channel, ndërsa bënim prova se ishte koha e Top Fest 1. Vjen Rudina Xhunga me dikë tjetër dhe po e dëgjoja që personi i tregonte detaje nga libri i saj. Më bëri përshtypje lehtësia e bisedës së dy personazheve në libër dhe desha ta përshtasja me vajzën që do t’i dedikoja këngën.”

Në mars të këtij viti, ai publikoi këngën “Mjet anglez” dhe siç zbuloi sot në "Ftesë në 5" duket do të jetë më aktiv në muzikë.