Përpara se të lidhin kurorë fundin e këtij viti, dyshja Katy Perry- Orlando Bloom po shijon një palë pushime romantike në brigjet Île de Ré, Francë.
34- vjeçarja u fotografua teksa mbante veshur një trupore me lule nga Morgan Lane, që momentalisht kushton 268 dollarë.
Hidhini një sy fotografive të mëposhtme për të shuar kureshtjen tuaj më të madhe: atë se sa muskuloz është Orlando dhe se si duket Katy me bikini
Përsa i përket dasmës, thuhet se do jetë një magji e vërtetë! Sipas tabloidëve të huaj, Katy dhe Orlando do të organizojnë ceremoninë e martesës në kështjellën e Hirushes! Që të jemi të qartë, kjo kështjellë ndodhet në Disney World:
Derisa kjo të ndodhë, burime për "People" tregojnë se çifti po shijon në maksimum fejesën dhe detajet e dasmës i kanë lënë për më vonë.