Kosova

U fotografua me këmbë përpjetë në makinë: Shkarkohet zv/ministri

Shkruar nga Anabel

5 Korrik 2019

U fotografua me këmbë përpjetë në makinë:

Një fotografi e shpërndarë masivisht në rrjete sociale, u bë shkak që zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Kosovë, Shukri Maxhuni, të shkarkohet nga detyra.

U fotografua me këmbë përpjetë në makinë:

Qe vetë kryeministri Haradinaj ai qe bëri publik lajmin. “Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni,” shkroi Haradinaj.

U fotografua me këmbë përpjetë në makinë:

Fillimisht ishte zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ai që kritikoi veprimin e Maxhunit duke kërkuar shkarkimin e tij.

U fotografua me këmbë përpjetë në makinë:

I kontaktuar nga gazeta inFokus, ish-zëvendësministri i Bujqësisë u shpreh kështu: “Është vendim i tij, kam bërë gabim, nuk e kam bërë për mendje të madhe; kam probleme shëndetësore, kam pas dhimbje dhe e kam shtrirë këmbën. E miratoj, është vendim politik. S’e kam bërë nga keqpërdorimi. Kam qenë brenda orarit zyrtar, por kam qenë në autostradë, jo në qytet, pasi kam pas dhimbje. Diagnoza ime kërkon që ta mbaj këmbën shtrirë. Megjithatë unë e miratoj dhe e përshëndes vendimin, jeta e puna vazhdon.”