Sipas vendimit të gjykatës në Kaliforni, Missguided duhet t’i paguajë Kim Kardashian-it 2.7 milionë dollarë. Në maj të këtij viti, Kim paditi Missguided për përdorim të paatorizuar të “emrit dhe imazhit të saj” si edhe theksoi se fima “përdor produkte të ngjashme me të për të promovuar emrin e vet”.
Në maj të këtij viti, mes rrëmujës së proceseve gjyqësore, Kim zbuloi sa paguhet për një postim të sponsorizuar në Instagram. Duke qenë se Missguided nuk reagoi ndaj pretendimeve të saj, ajo kërkoi gjykimin standard në të tilla raste, pra një dëmshpërblim prej 5 milionë dollarësh. Si e justifikoi Kim shifrën e çmendur? Epo, ajo paguhet $300,000 deri në $500,000 për një postim të vetëm në Instagram.
Në dokumentat e dorëzuar në gjykatë, Kim tha se shpeshherë i refuzon bashkëpunimet me firma të caktuara veshjesh sepse nuk do që figura e saj të lidhet me to. Pasuria e saj vlerësohet rreth $300 milionë dhe Missguided nuk po e varfëronte. Thjesht nuk dëshiron të lidhet me marka të ndryshme pa miratimin e saj.
Kështu, gjykata vendosi që Missguided – marka britanike për rroba e themeluar në vitin 2009 në Mançester – duhet t’i paguajë Kim-it 2.7 milionë dollarë dëmshpërblim.