Pas suksesit të “Zemër”, një këngë e sjellë për publikun nga Dhurata Dora dhe reperi algjerian Soolking, një tjetër artiste shqiptare është gati për bashkëpunimin ndërkombëtar të radhës.
Bëhet fjalë për Genta Ismajlin, e cila së shpejti do të sjellë një projekt muzikor me reperin e njohur turk, Cezar.

Genta dhe reperi
Burime për “Prive” kanë zbuluar se kënga do të mbajë vulën e një producenti turk, i njohur për punimin e kolonave zanore të disa filmave dhe serialeve. Teksa afati final i publikimit të këngës mbetet muaji i ardhshëm, Genta do të dëgjohet të këndojë pjesërisht në gjuhën turke.