Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë padyshim çifti më i dashuruar i showbiz-it. Pse e themi këtë?! Bazuar në deklaratat që shprehin publikisht për njëri tjetrin.
Pak orë më parë, Enin në rubrikën “Ask me” në Instastory e pyetën se çfarë vlerëson më shumë tek një mashkull. Kaq u desh që këngëtarja të listonte gjithë vyrtytet e partnerit dhe dëgjojeni ç’thotë.
“Nga t’ja nis më përpara. Sinqeritetin, intelektin dhe pasionin për arsimim dhe studim, Mbështetjen e pafundme për çdo sipërmarrje dhe angazhim timin, respektin maksimal që tregon për mua dhe gjithë njerëzit që na rrethojnë, ka një zemër të madhe që do vetëm të dhurojë mirësi e buzëqeshje tek çdo person (edhe tek ata që s’i njeh fare) e shumë gjëra të tjera që nuk përshkruhen dot këtu.”
“Shumë gjëra të tjera?!” Nga përshkrimi i Enit, Genc Prelvukaj ngjan me partnerin ideal ose siç e thamë më lart, janë thjesht shumë të dashuruar.
Meqë jemi këtu, kujtojmë pak super dedikimin e Gencit, kur i thoshte të dashurës së zemrës se “një jetë me të është pak”.
“Kjo është Hana.Bukuria e saj e vërtetë, që nuk ndryshon kurrë, që nuk venitet as ikën, është nga brenda. Mirësia që rrjedh përbrenda saj është me e madhe se oqeanet, ndërsa buzeqeshja jep dritë në çdo pjesë të jetës ku është vërtetë errët. Më vjen inat sepse fjalët janë aq të varfra të përshkruaj siç duhet. Një jetë është pak me ty.”