Instagramming

Bes Kallaku s'vonon t'i përgjigjet Elisa Spiropalit: 'Besi është i ijes, Gjini i Portokallisë!'

Shkruar nga Anabel

13 Qershor 2019

Bes Kallaku s'vonon t'i përgjigjet Elisa Spiropalit: 'Besi

Më 8 qershor, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta  shfuqizoi dekretin (nr.10928) për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.  Vendimin për të mos patur zgjedhje në fund të këtij muaji, u shpreh se e mori bazuar mbi situatën jo të favorshme të krijuar në vend.

Pak orë më parë, Elisa Spiropali postoi në llogarinë e saj të Instagram-it, një foto, ku ironizon deklaratën e Metës, përmes emrit të Bes Kallakut.

Bes Kallaku s'vonon t'i përgjigjet Elisa Spiropalit: 'Besi

"E gjeta konsensusin tek këmbëngulja e të dyja palëve për të mos dialoguar. Këtë e thotë presidenti i Shqipërisë,jo Bes Kallaku i Portokallisë. Duhet pranuar se kemi jo vetëm një president për të qarë hallin, por edhe për të mos harruar gazin."- shkruan politikania.

Siç duket, referimi si "Besi i Portokallisë", nuk i ka shpëtuar aktorit të humorit, i cili nuk vonoi t'i kthejë përgjigje.

"Lele kaçurrele ti...Më falni për vonesën por po lexoja "Historia de vita et Gestis Scanderbegi” dhe s'kisha qasje në rrjet. Besi është i ijes, Gjini është i Portokallisë. Faleminderit shumë. Edhe përveç "gazit" mos harrojmë edhe Erion Isain."- shkruan Besi përmes një komenti, të cilin Spiropali e ka kaluar vetëm me një emoji të buzëqeshur.

Nga përgjigje me doza ironie e aktorit jo vetëm që dallohet qartë që Besit nuk i pëlqen t'i referohen si "Besi i Portokallisë", por edhe që do të rrijë shumë larg politikës dhe vendimeve të marra së fundmi nga të dyja palët.