Udhetim

Duhet të lexoni këtë, përpara se të rezervoni pushimet tuaja në Turqi

Shkruar nga Anabel

13 Qershor 2019

Duhet të lexoni këtë, përpara se të rezervoni pushimet

Rixos Premium Belek. Kaq ju mjafton të dini se ku duhet t’i bëni pushimet tuaja. Bëjini screenshot kësaj që sapo lexuat, shkoni direkt tek Sava Tours në ish-Bllok apo në Prishtinë ose klikoni këtu, dhe pastaj kur të ktheheni në atdhe me një fytyrë të shndritshme si Megan Markle pas lindjes, dua një falenderim.  

Duhet të lexoni këtë, përpara se të rezervoni pushimet

Por e dua publik dhe me tag @Anabel. Kaq kisha. Jam aq e sigurt në sugjerimin tim për këtë verë, sa më besoni, do lodhesha kot po të vazhdoja t’ju shkruaja për të gjithë çudirat e atij resorti, i cili nga vetë pushuesit është votuar si një ndër 10 më të mirët e Antalias. Imagjinoni, të jesh tek dhjetëshja më e mirë e një krahine që po kthehet në model turizmi për të gjithë botën dhe ku ka qindra resorte fantastike, është si të marrësh Oscar-in. Por siç thashë, vetë mijëra pushues e kanë votuar në Trip Advisor, të mrekulluar nga bukuria, akomodimi dhe ajo çfarë ofron ky resort i shtrirë në 405,000 m2 të zonës së Belekut.

Duhet të lexoni këtë, përpara se të rezervoni pushimet

Kam që në 2006 që pushoj në Turqi. Kur them pushoj, e kam fjalën që cilido ka qënë resorti më “in” i vitit unë isha aty. Kam parë e kam provuar shumë; me det të bukur, me ushqim fantastik, me spektakle quasi Cirque de Soleil, me gjelbërim xhungle, me pishinë buzë derës së dhomës, me jastëkët perfektë, me çokollata e fruta çdo pasdite tek krevati e me spa që ofronin shërbime si masazhe me gur Himalajash.

Duhet të lexoni këtë, përpara se të rezervoni pushimet

Praktikisht kudo ku ka qënë shumë mirë, kam qënë unë dhe familja ime. Tani të gjitha këto më sipër, mendojini në një vend të vetëm dhe ky është Rixos Premium Belek.  Që do të thotë se kur shkela për herë të parë këtë vit, pasi mendova se isha stabilizuar një herë e mirë 3 vitet e fundit tek Gural Tekirova (një tjetër super resort, ekskluzivitet i Sava Tours) u nxeha me veten : “Po ti s’paske parë gjë hiç!”

Duhet të lexoni këtë, përpara se të rezervoni pushimet

Hyrja në Rixos Premium Belek është pak intimiduese, sidomos për ata si unë që preferojnë takime më intime me recepsionin dhe jo përballje me një ambient gjigant sa një kat qendre tregtare të veshur me mermer, me mure xhami deri në 15 m lartësi dhe statuja flamengoje të shpërndarë nëpër shatërvanë të vegjël. Në fillim mendova se si kjo hyrje ekstravagante, do të ishte i gjithë hoteli: I rrëmujshëm. Por pikërisht qëndronte edhe magjia e Rixos Premium Belek: I shpërndarë në një sipërfaqe gjigande, ai mund të përshtatej për ty siç e doje ti: Mund të bëhej një vilë e vogël intime mes pemësh në një qetësi pylli ku dëgjoheshin vetëm cicërimat e zogjve dhe ndonjëherë zhurma e mbytur e makinave të golfit që transportonin njerëz. Nëse ecje pak më tutje, ajo kthehej në një mini-Mykonos, me beach-bar modern pranë detit me muzikë club-i, bungalow në bar apo në rërë me frigoriferë e wireless, trupa të bukur që stërviteshin në palestrën në rërë dhe shampanja që të servirej në shezlongun tënd.

Duhet të lexoni këtë, përpara se të rezervoni pushimet

Ju si mua, mama fëmijësh të vegjël, nuk ka pse t’ju tremb fjalia e mësipërme “trupa të bukur”, sepse një tjetër ambient i madh ishte krijuar enkas për familjet. Por jo për familje që s’mbajnë mend a u kënaqën apo jo, pasi kanë rendur gjithë ditën pas fëmijëve, por për familje që duan të pushojnë. Unë nuk kisha parë askund, një klub për fëmijë (me kujdestare brenda) që të rrinte hapur deri në 2 të mëngjesit.

Duhet të lexoni këtë, përpara se të rezervoni pushimet

Duhet të lexoni këtë, përpara se të rezervoni pushimet

Rixos Premium Belek ka një ndërtim modern, të pakohë, që në çdo epokë, do të dukej perfekt. Kujdesi ndaj detajeve nuk shihej vetëm tek mirëmbajtja perfekte dhe pastërtia, por edhe tek ndjesia që të krijonte çdo cep i këtij resorti. Psh. nëse shkoje të haje në restorantin e peshkut- një nga 5 restorantet A La Carte- të dukej sikur ishe diku në një ishull grek, në restorantet tipike modeste me dru, ku arredimi më i mirë është gatimi i shijshëm.

Duhet të lexoni këtë, përpara se të rezervoni pushimet

Duhet të lexoni këtë, përpara se të rezervoni pushimet

Duhet të lexoni këtë, përpara se të rezervoni pushimet

Dhe meqe ju hapa oreksin, më lejoni të them (e di që po prisnit), por drekat dhe darkat në restorantin kryesor, do të sfidonin edhe gostitë e Sulejmanit të Madhërishëm për nga sasia, shumllojshmëria dhe cilësia. Sepse ta pranojmë, pavarësisht se për foto instagrami, shumë ushqime nëpër resorte duken bukur, nuk kanë ndonjë shije marramendëse. Më saktë, nuk mban mend se çfarë ha (përpos faktit që ke përzierë në një pjatë shalqinin me qoftet dhe karkalecat).

Duhet të lexoni këtë, përpara se të rezervoni pushimet

Kurse tek restoranti kryesor i Rixos Premium Resort, mund të ndërtosh vaktet e tua si të udhëtoje nëpër 30 restorante ndërkombëtare njëherësh. Nga shijet bazike mesdhetare deri tek ato aziatike, nga djathrat vendase deri tek ato më specifikë francezë e danezë, nga frutat e stinës deri tek ato ekzotike, atje gjen gjithçka dhe çuditërisht çdo gjë shijon.

Duhet të lexoni këtë, përpara se të rezervoni pushimet

Tashmë në internet, mund të konfirmoni gjithçka çfarë kam shkruar më sipër, edhe pse unë besoj tek shijet e mia (jam turiste e vështirë) dhe të lexoni e të shihni më shumë foto për Spa-në La Delmare, për aktivitetet e koncertet me DJ të famshëm botërorë, për koktejle të rralla e për dhoma ku të zë gjumi butë e ëmbël si mbi ujërat e Bora-Bora. Por përpara se ta mbyll, dua të ndalem edhe në dy shërbime të tjera që siç i thonë në Kosovë, e bëjnë të duket “kapak” këtë resort dhe të mbizotërojë mbi shumë të tjerë në të gjithë Antalian.

Duhet të lexoni këtë, përpara se të rezervoni pushimet

1 – Land of Legends. Parku i famshëm dhe më i madh i lojërave në ujë është vetëm disa minuta larg dhe të gjithë pushuesit e Rixos kanë akses falas. (Llogarisni që një familje me dy fëmijë paguan për hyrjen rreth 200 euro).

Duhet të lexoni këtë, përpara se të rezervoni pushimet

Ju sfidoj të provoni Hyper Coaster (një roller coaster fantastik dhe paksa turbullues të jem e sinqertë) dhe Space Rocket (lëshoheni në ujë si astronautët nga kapsula. Brrr). Vetëm thyeni eurot përpara se të shkoni!

Duhet të lexoni këtë, përpara se të rezervoni pushimet

Duhet të lexoni këtë, përpara se të rezervoni pushimet

2 – Club Prive. Tani kjo zonë e Rixos Premium Belek, nuk është sugjerim për të gjithë, sepse ka një çmim më të lartë se pjesa tjetër, ndaj e lamë këtu të veçuar, ashtu siç edhe ai vend është paksa i izoluar nga rezorti, me vila të bukura të zhytura në gjelbërim dhe një pishinë e gjatë në formë lumi që kalon përpara.

Duhet të lexoni këtë, përpara se të rezervoni pushimet

Nëse pyet veten si mund të duket parajsa, jam e sigurt që pak a shumë do të jetë si Club Prive, ku të presin me shampanjë e luleshtrydhe me çokollatë tek dera; ku në vilën e arreduar në stil modern të ofrohen që nga aromatizues për ambientin deri në macaroons e Chai,; ku “Butleri” të pyet në whatsapp “Zonjë ju nevojitet gjë?’ dhe ti llastohesh të porosisësh bakllava në mes të natës, vetëm sepse mundesh.

Duhet të lexoni këtë, përpara se të rezervoni pushimet

Duhet të lexoni këtë, përpara se të rezervoni pushimet

Club Prive është vendi ideal për të festuar të gjithë lodhjen e vitit, sepse dreqi e marrtë, nëse punojmë shumë  e fitojmë me mund e djersë, e meritojmë një trajtim mbretëror. Të paktën 2 javë në vit. E të paktën në një vend, ku ty të thërrasin Madame e Sir dhe mjafton të kollitesh, për të gjetur përpara teje çfarë të të dojë zemra. Nuk e provova të kërkoja një harpist, por jam e sigurt që edhe atë mund të ma siguronin.

Duhet të lexoni këtë, përpara se të rezervoni pushimet

Mund të vazhdoj të shkruaj pafund për Rixos Premium Belek por 1. Thjesht shkoni, më dëgjoni mua dhe 2. Jam e qartë që përqëndrimi juaj në shkrime të gjata, sa vjen e po zbehet për faj të celularit, ndaj kthehemi tek pika 1. Ndaloni së lexuari tani Anabel.al, shkoni direkt këtu tek faqja zyrtare e Sava Tours, një nga agjensitë më eksperte për turizmin në Turqi e cila ka eksluzivitetin e Rixos Premium Belek dhe rezervoni. Do ju kem shumë zili deri në fund të Gushtit, kur të kthehem prapë aty. Dhe mos harroni të më falenderoni!

Duhet të lexoni këtë, përpara se të rezervoni pushimet