KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Instagramming

Po, Jonida Vokshi martohet dhe e zbulon në mënyrën më të paparë!

Shkruar nga Anabel

12 Qershor 2019

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Jonida Vokshi, shumë shpejt do të kurorëzojë dashurinë e saj me partnerin e disa kohëve, Besnik Krapin.

Lajmin, moderatorja e zbuloi publikisht në mënyrën më të lezetshme të mundshme: gjatë emisionit të saj! Pak orë më parë, në llogarinë e saj të Instagram-it, Jonida postoi një video ku tregoi pak a shumë ç'do të ndodhë në "Personale" ditën e sotme, ku i ftuari është burri i saj i ardhshëm.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jonida Vokshi (@jonidavokshiofficial) on

"Jam shumë e lumtur që më erdhi dita ta zë ngushtë e ta vë në siklet Besnik Krapin!"- shkruan ajo dhe siç mund ta dalloni nga videoja s'mund ta vinte edhe më në siklet se aq.

"Ka dhe një gjë të re në jetën tënde.- i thotë ajo. Urime, po a doli nusja siç e prisje?!"

I vënë në siklet, Krapi s'dinte ç'përgjigje të jepte më parë, kurse Vokshi vazhdon më tej me pyetje rreth dasmës.

"Çfarë nuk do kishe dashur që të ndodhte në dasmën tënde? Ta di që t'i bëj...!"- vazhdoi moderatorja e Digitalb, e cila gjeti mënyrën më origjinale për të zbuluar detaje kaq të rëndësishme sa kjo.

Edhe në Instagram-in e tij, Besnik Krapo postoi një tjetër pjesëz të videos. Atë, ku Jonida i kërkon ta puthë!!

E ftuar në 'Xing me Ermalin' pak kohë më parë, moderatorja foli për herë të parë rreth dashurisë së saj, që duket se ka filluar që prej kohës së serialit "O sa mirë", ku Besniku ishte producent dhe aktor.

MOS I HUMBISNI