Metropolitan

Gigi Hadid zyrtarizon lidhjen me Bradley Cooper: Poston foton e parë me aktorin

Gigi Hadid zyrtarizon lidhjen me Bradley Cooper: Poston foton e parë me

Gigi Hadid dhe Bradley Cooper janë tashmë zyrtarisht çift. Modelja publikoi foton e tyre të parë së bashku në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, me rastin e ditëlindjes së saj.

Në postimin që bëri për të ndarë me ndjekësit momente nga ditëlindja e 30-të, Hadid përfshiu edhe një foto në të cilën puth aktorin.

“Ndihem shumë me fat që jam 30 vjeç”, shkroi ajo në mbishkrim. "Ndihem shumë me fat për uljet dhe ngritjet e mia dhe për mësimet e bekimet që vitet më kanë sjellë. Ndihem shumë me fat që jam nënë, bijë, mike, partnere, kolege e disa prej njerëzve më të mrekullueshëm. Shumë me fat për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj. Është një bekim të ndjesh kaq shumë dashuri. Jam mirënjohëse që po filloj një dekadë të re.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gigi Hadid (@gigihadid)

Gigi kishte ditëlindjen javën e kaluar, por e festoi atë të shtunën në mbrëmje, më 3 maj, me të njerëzit e saj të zemrës. Mes shumë emrave të tjerë, në festën ishin edhe: Anne Hathaway , Will Arnett, Tan France dhe Rosie Huntington-Whiteley, ndërsa prindërit dhe motra e saj, Bella Hadid, patjetër që nuk mund të mungonin.

Festa u zhvillua më shumë se një muaj pasi Gigi Hadid theu heshtjen për romancën e saj me Bradley-n, e cila filloi në vitin 2023.

Gigi Hadid zyrtarizon lidhjen me Bradley Cooper: Poston foton e parë me

Modelja e Victoria's Secret tha në një intervistë të publikuar më 11 mars se marrëdhënia e tyre është "shumë romantike dhe e lumtur".

"Mendoj se është thelbësore të arrijmë në pikën ku dimë se çfarë duam dhe çfarë meritojmë në një marrëdhënie. Pastaj ndodh gjetja e dikujt që është në një pikë të jetës së tij, ku e di se çfarë dëshiron dhe çfarë meriton. Më pas, të dy punojmë veçmas për t'u bashkuar dhe për t'u bërë partneri më i mirë që mund të jemi. Ndihem vërtet me fat."

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Nuk diii

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy