KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Celebrity

Karma? Sot e tradhtuar, dikur Khloe qe pjesë e një tradhtie

Shkruar nga Anabel

11 Qershor 2019

Thuhet se gjithçka ndodh për një arsye dhe se prapa çdo ndodhie fshihen lidhje të ngushta me të shkuarën. Ky mund të jetë rasti  i Khloe Kardashian- it e cila jo më kot u tradhtua nga partneri i saj, Tristan Thompson.

Dikur, kur ish- i i Tristan- it mbeti shtatzënë, Khloe kontribuoi në ndërlikimin e shtatzënisë së ish- it të ish- it, Jordan Craig- it. Sipas kësaj të fundit, përfshirja e Thompson- it në një tjetër marrëdhënie (besohet se bëhet fjalë pikërisht për Khloe- n, nisur nga përllogaritja e periudhës kohore) pati një efekt tejmase negativ në shëndetin e saj.

Thompson nisi të shoqërohej me Khloe- n gushtin e 2016- s, ndërkohë që Craig zbuloi se ishte shtatzënë prillin e të njëjtit vit. Të shihte Thompson- in në krahët e një gruaje tjetër qe tepër zhgënjyese për të.

Sipas disa dokumentave të gjykatës, të siguruara nga “Radar Online”, Craig flet gjerë e gjatë për ndikimin e tradhtisë së partnerit me Khloe- n, gjë që ylli i “Keeping Up With The Kardashians” e ka mohuar gjithmonë.

"Tristan insistoi se do të ndryshonte për familjen tonë dhe provoi disa herë që të riktheheshim bashkë.” ka treguar Jordan. 

Ndonëse ajo e fali, pas disa javësh qarkulluan kudo foto të tij me vajzën në fjalë, gjë që solli stres dhe përkeqësime të shtatzënisë së saj.

Ju kujtojmë se kohë më parë, Tristan e tradhtoi Khloe- n me miken e motrës së saj, Jordyn Woods- in. 

MOS I HUMBISNI