
Letra 1
Mardhenia ime me ish burrin!!!! Hheeemmmmm nga tja filloj ,!! Tani qe po shkruaj me duket sikur kete leter do ta lexoj ai!!. Me tradhetoi dhe une e kuptova,ose ndoshta kishte kohe qe e bente por une nuk dia gje!! Beja gjumin e hirushes,mendoja se isha femra me e lumtur ne bote. Kalonim shume mire nuk na mungonte asnjegje ishim cift modern dhe mundoheshim mos tja veshtirsonim jeten njeri tjetrit. Por mesa duket zotria ishte i pangopur . E them keshtu me bindje te plot mbas 15 vjet martes ne ishim si diten e pare . Sma ha mendja se gjen shpesh cifte te tilla qe edhe mbas shume vitesh gruaja te jet nje "dashnore " e mire ne krevat nje nikoqire ne shtepi dhe nje femer simpatike ne jeten sociale ,per mos ti bere qejfin vetes e bukur. Ja kisha thene para se te martohemi,vetem mos me tradheto,po te zura!!!!!! Vetem ne te zenca!!! Kjo ka qene shprehja qe i kam thene para martese. U ndava nga ai nuk e duroja dot turpin dhe ofendimin qe me beri si femer,me uli shume vetbesimin,me xhveshi ndjenjat e sinqerta E lash sepse e ureja tashme,asgje nuk me mbante me tek ai ,me coptoi shpirtin. Mu lut te kthehesha por e kisha vendosur. Kishim dy femij bashk . Mora femijet ika ne nje shtet tjeter nuk duroja dot mentalitetin e njerzve,po gjynah kthehu per femijet beje per ata!!!! Sa shume me ofendonin keto fjal po krenaria ime!! Po une!!! Po ndjenjat e mia!!! Prandaj ika larg nga te gjith . Ai me merr shpesh ne tel me pyet per femijet interesohet,i merr per pushime. Me pak fjal kemi nje komunikim te rregullt per hir te femijve . Ai ka vazhduar aventurat e tij,qe tashme del hapur. Nuk me ndihmon dot nga ana ekonomike keshtu me thot sa here kerkojn femijet dicka u thot,ska babi!!!! Me vjen tja plas ne fytyr se si mund ti mohoj femijes se tij nje gje te till kurse ai bredh me ...... ... Por gjithmon mendoj ose e ystifikoj nga vetja se ndoshta nuk ka me te vertet ,ndonjehere me vjen edhe keq per te,asnjehere nuk dua te degjoj keq per te nuk do me vinte mire. Ndonjehere dikush qe mundohet ta shaj une vazhdoj e mbroj, me thon po ti si e mbron me gjith ato qe te ka bere. Them po ta shaj cfar do fitoj, cfar do tu them femijve qe me sjelljen time dhe qendrimin tim femijet nuk e kan kuptuar se cfar eshte divorci ata e din qe jemi ndar,por shikojn qe here pas here ne pim kafe apo ham nje drek si dikur,flasim si shok dhe nuk e ofendojm njeri tjetrin. Pavarsisht brenda vetes e urrej ate njeri ne dy te femijve dhe per hir te femijve e respektoj. Me vjen inat qe ai ben jeten e tij te lire dhe sic i pelqen,do te doja dhe une ta beja po nuk mundem. Nuk shkoj dot ne nje kafe skam ku le femijet,sdal dot me nje shoqe,nuk punoj dot me teper se kater ore,nuk mund te shoqerohem me dike,nuk fus dor njeri tjeter ne jeten time. Nuk bej dot shum gjera ,gjithmon jan ata!! Femijet e mi. Nuk them mos u martoni,por mos mendoni gjithmon se jeta eshte e lehte,. Mendoheni gjithmon jeten te veshtir qe ta keni me te lehte. .... Anonim
Letra 2
Sot qe po shkruaj jam mjaftueshem e rritur dhe mjaftueshem e realizuar ne shkollim e prej pak kohesh dhe ne pune.Shume me thone qe me kane zili (ne kuptimin e mire te fjales)per ate qe jam por nese do ta dinin si ndjehem sigurisht qe nuk do te thonin me te njejten gje.Prinderit e mia jane divorcuar qe kur une isha shume e vogel,aq sa nuk e kuptoja cndodhte.U rrita per 3-4 vite me mamin e me vone me babin.Dhe sot vazhdoj t'i takoj te dy por gjeja qe kam dashur me shume ne jete eshte te kisha nje familje normale si te tjeret.Me ka munguar...shume! Nuk dallohem per kete,por vertete e kam vuajtur shume...dhe e vuaj! Sepse kjo me ka bere te kem frike mardheniet,martesen,femijet...sidomos keta te fundit! Jam ne nje lidhje,ne nje lidhje qe askush sma kupton friken,as ai qe kam ne krah.Sot me shume se kurdohere i kuptoj pasojat e divorcit te prinderve te mi...sepse sdua te festoj ditelindjet,sepse skam festuar diplomimin me te dy prinderit e mi,sepse sdua te festoj fejese,sepse sdua te bej asgje,sepse shpirti gjithsesi gjysme me mbetet.I jam lutur Zotit gjithmone te me sillte ne krah dike qe te me largonte kete ndjesi,dike qe te me bente te besoja ne dashuri,ne martese.Dike qe te me largonte vuajtjet...Dike me te cilin femijet e mi te rriten me ne te dy prane! Por kjo frike nuk me ka ikur...Faji i atij apo i imi? Apo thjesht i fatit qe nje femije te pafajshem i ngarkoi nje peshe te rende ne shpirt...Anonim
Letra 3
Pershendetje Anabel. Divorci nuk eshte kurre nje ide apo gje e mire, por ama kur te vjen ne maje te hundes mund te jete zgjidhja ideale. Une u martova para shume vitesh me shkuesi. Nje muaj martese kisha dhe burri me pesoi aksident. Nuk mund ta braktisja ne momentet me te veshtira te jetes se tij ndaj dhe pse ai ne nje karrike me rrota une vendosa ti qendroj prane. Ai nuk e duronte dot faktin se nuk eci me dhe u be shume nervoz. Filloi te pinte dhe te fliste banalitete. Shpesh here binte nga karrikja dhe me duhej ta ngrija vetem edhe pse ishte nje peshe gogja e rende. Madje ne disa raste per ta ndihmuar me godiste ose me shkulte floket. A thua se isha une shkaktarja e vuajtjeve te tij. Ditet kalonin dhe sa me shume vuante ai aq me teper edhe une. Me vinte turp te tregoja se me dhunon nje person me aftesi te kufizuar. Por dhe durimi e ka nje fund. ( ja kisha permendur me qindra here ikjen por ai me thoshte zhduku se skam nevoj per ty) Pa ikur akoma motra e tij solli nje vajze ne shtepi gjasme per te me ndihmuar mua kur nje dite kur kthehem nga pazari i gjej ne krevatin tim. Ajo siper atij. Ky ishte kulmi, mora rrobat e mia dhe ika. Kaluan kohe dhe u qetesova. Fillova pune dhe shkoja shume mire me pronaret. Pas 1 viti marr vesh se ish burri im kishte vdekur. Nuk e mora vesh se pse. Kaluan kohe .. Vite .. U njoha me nje person jashtezakonisht te mrekullueshem. Edhe ai i divorcuar nga nje bashkeshorte tradhetare. Tani kemi 3 vite bashke. Kemi nje vajze dhe po pres nje bebe tjeter. Jo gjithmone divorci eshte gje e keqe. Ju pershendes ( Anonim ju lutem) flm
Letra 4
Mirmbrema!! Un jam femija i madh i nje familjeje te divorcuar..Jam 20 vjece,kur u ndane prinderit e mi isha vetem 5 kurse vllai 3..Prinderit e mi u martuan shum te rinj per te mos thene femije..Ne fillim siç ata thone çdo gje ishte shum mire dashuri harmoni nje shtepi mbi koke pune dhe komoditet..Linda une,vajza..Im ate thone u merzit se donte djale dhe filloi te pinte (ai nuk pinte kurre) .. Pastaj me deshi shume,mbaj mend deri vone isha Princesha e tij..Por ai jo Mbreti im.. Gjysherit nga ana e babit ishin m shum prinderit e mi se mami dhe babi..Babi filloi pijen dhe cigaren la dhe punen,lindja e vllait nuk beri ndonje ndryshim..Pastaj filloi dhe ajo qe un edhe sot e kam makth "Bixhozi" ..Kur leket nuk mjaftonin shiste gjerat e shpise,ofendonte mamin dhe nuk degjonte as fjalet e gjysherve..Ktu fillon kujtesa ime..Mbaj mend qe kur dilte nga shtepia me qetsohej shpirti e luaja neper shpi e kur trokiste dera ndrydhesha mos ai u kthye..Doli varianti qe prinderit e mi te emigronin per nje jete me te mire dhe iken..me vone na moren dhe ne..mua vllain gjyshen dhe gjyshin..Por bixhozi na ndoqi nga mbrapa per te na shkaterruar..Ai nuk ju nda tim ati deri sa. e futi thelle ne boten e tij,gjithcka kishin ndertuar u prish.Vendosem te ktheheshim ne Shqiperi, u kthyem vetem un vllai me gjyshin dhe gjyshen..Kohe me vone vjen babi,mbaj mend qe na mori mua dhe vllain ne preher dhe duke qare na thoshte se na do shume dhe do jemi shume mire edhe pa mamin sepse ajo na kishte lene.. kur e kujtoj mbaj mend qe perqafoja babin dhe i thoja se skemi nevoje per te se kemi gjyshen..U larguam ne nje qytet tjeter te Shqiperise ndrruan numra telefoni gjithcka qe mund te na lidhte me mamin.. Se mbaj mend sa kohe kishte kaluar para se tja ndjeja zerin ne telefon.. Pas 5 vitesh kam pasur takimin e pare me te kur ajo me polici kishte ardhur tek shpia ku ne rrinim per tna takuar..Nderkohe im ate ishte martuar dhe kishte nje djale..Dua te theksoj se kam pasur njerken me te mire qe mund te kete dikush..Ajo ishte nene e shoqe per mua,vellezerit e motrat e saj i quaja teze dhe daje..Edhe ajo e shkreta jetonte ferr bashke me ne nga sjelljet e tim eti.. qe ti bie shkurt mami na kishte kerkuar gjith kohen deri sa me ndihmen e policise na gjeti,ne na kishte mbushur babi aq keq kundra saj sa nuk ndjenim asgje por ajo nuk u dorzua..tna merte nuk mundte se skishte ku tna mbante por na takonte shum shpesh e perpiqej tna plotsonte cdo gje qe mund te kishim nevoje..Fillova ta shoh si nje shoqe dhe avash avash fillova ta dua..Vllai cuditerisht e kishte me te lehte ta pranonte e donte me heret..Kur im ate nuk durohej me vendosem qe me gjyshin dhe gjyshen te iknim,te jetonim diku tjeter larg tij, ne ishim rritur te afermit do na ndihmonin e pensionet e tyre ishin te mira..Dhe eshte e vertete!!! Ja dolem u bene shum vite qe jetojme vetem ne te katert, kemi mohuar tim ate dhe shprehur qe sduam tja dime as mos tna kontaktoje dhe shyqyr eshte bindur nuk na shqeteson prej kohesh.. kontaktoj vetem me njerken ..Mami eshte martuar por nuk heq dore prej nesh,as ne prej saj..Por te vetmit prinder per mua jane kto dy pleq qe i dua me gjith shpirt dhe sdua ta pranoj faktin qe nje dite sdo i kem me...Ska pse askujt ti interesoje e gjith historia,lexoni vetem kte: Kur prinderit tuaj te ndahen mos degjoni asnjerin as te afermit,mos jetoni me idete qe te tjeret ju fusin ne koke,prisni dhe e verteta del vet.. Mos mbani shpresat tek asnjeri behuni te zote te cani vet perpara dhe mesoni nga cfare jetuat mos perserisni historite..Personalisht sdua qe femijet e mi te jetojne cfare kam jetuar un,gjithashtu sdo doja kurr qe nena ime tmos ishte ndare dhe sakrifikuar per ne.. (Anonim te lutem)
Letra 5
Mirembrema Anabel Tema e divorceve eshte fiks për momentin ne jeten time,shyqyr zotit jo për mua personalisht por per prinderit e burrit tim,eshte nje situate sh e keqe,ato jane rreth te 50 dhe vendosen te ndahen sot qe jane gjysher për problemet qe kane pasur para 20 viteve. Personalisht me vjen keq për to dhe tim shoq,se normal e vuan qe prinderit e tij te divorcohen ne kete moshe,por pervec kesaj na fusin dhe neve ne sherr se vjehrri nuk do te ndahet dhe ben gjithcka qe te ribashkohet;për te eshte teme dite prej 5 vitesh kjo histori,eshte sh e lodhshme ta jetosh si situate,ai na ve kushte për mos ta takuar vjehrren(dmth e perdor si tip presioni qe ajo te rikthehet) , e gjera te tilla...nuk e di cte bej me me keto njerez se nuk bejme dot as ne jeten tone se jo mami jo babi...tani po coroditen nga pleqeria njerezit
Letra 6
Prsh Anabelista.Une kam kaluar divorc ne familje.Prinderit e mi kurre nuk kane shkuar mire & nga martesa e tyre 25vjecare kane vetem nje femije(qe jame une .Im ate pinte dhe na keqtrajtonte duke ushtruar dhune fizike dhe psiqike gjithe jetes.Ai na godiste pa arsye dhe na nxirrte inatin e te tjerve pas grindjeve me ta.Kam pare nenen te gjakosur pothuajse cdo dite te jetes time dhe ajo mua(me pak fjale na ka shkuar jeta spitaleve ) .Kur na ka ardhur letra e divorcit ne shtepi, oh zot i madhe sa kemi gezuar. Jemi dehur nga lumturia dhe mund te them qe ka qene dita e vetme festive(ne nuk gezonim asnje feste,as vitin e ri sepse babi kishte aksesin e superiorit dhe hante vete,i fuste nje shkelm tryezes dhe uleriste gjithe nates se vete flinte diten).Ti bie shkurt historise ne jetuam te lumtura 1vite.U larguam ne hyrje me qera,nisa universitetin dhe njoha 1djale ndersa mami punonte full time qe tme mbante mua ne shkolle. Pas divorcit ai u rikthye prap me zakonin e vjeter dhe nuk e di perse dreqin nuk funksionojne ligjet ne kete shtet(ai paguante policat,prokurorin dhe u be me kartel mendore). Ai cdo here qe pinte merrte te fejuarin tim ne cel dhe i.thoshte qe t'me linte & hapte fjale sikur ne ishim te perdala(nuk e besonte askush se e njihnin). I fejuari u be ish i fejuari im sepse psikologjia ime ishte shume e dobet nga dhuna ne familje & ne grindjen me te vogel i kerkoja vet te ndahesha edhe pse e doja shume por kisha frike mos perfundoja si prinderit e mi.Ai me duronte se me donte por kur i thoja te ndaheshim ai me kercenonte dhe vendoste duart ne fyte se nuk donte qe pas ndarjes me te,te isha ne krahet e 1 tjeter mashkulli.Si perfundim babi pas ndarjes ben te njejten gje... Thyhen cdo gje,prish qetesin publike & me quan gjithmon k.. sepse me la burri. Vuaj kur e shikoj mamin te shkatrruar dhe i sugjeroj zgjidhje por ajo nuk pranon(vete jam antare, & kryetare e disa shoqatave per te drejtat e grave, dhunes se femijve dhe kontributeve te fmj jetim).PRINDER: çdo sjelle qe beni ndikon ne te ardhen e femijve tuaj...
Letra 7
Une jam nje nene e nje femije qe ritet pa baba dhe pa nene! Kam shum kohe qe jam ndare nga burri im i cili me la me nje foshnje te vogel ne mes te nje bote maskiliste kam 9 vite qe luftoj ne kete bote mizore qe femijes tim mos ti mungoje asgje punoj dite nate qe te fitoj vec per te qe te rritet si te gjithe femijet por ... Kur shikoj syte e vajzes time qe shprehin nje mungese te madhe qe èshte mungesa e pranise se prinderve ndihem keq shum keq.Po c'fare te bej nje nene nje grua qe lufton shume por nuk ja jep dot ate dashuri qe nje femije do nje familje.Ndihem keq per kete por uroj qe vajza ime te me kuptoj kur te ritet qe jeta èshte e veshtir por dashurija shpirterore midis ne te dyjave èshte e pafund dhe do ngroh keto dite te erta e te ftohta.TE DUA PAFUNDESISHT SHPIRT I SHPIRTIT TIM.
Letra 8
Mrb anabel,un do flas per burrin ,eshte i divorcuar , ka nje femije,ne fillim kur u fejuam un e pranova ate me femije,pavarsisht se femija s'esht me ne.burri me vuri kusht ,kur u lidhem qe do e takoj femijen sa here te doje,pranova,un i vura kusht qe kur te bejne takimet un do isha e pranishme,ra dakort..........po bejm 3 vite bashke,un e kam mbajtur fjalen e ka takuar femijen kurse mua asnjehere sme ka marre mbrapa,ndihem sh.keq,jo per femijen por per ish gruan se eshte dhe ajo ne cdo takim,ata ulen te 3 ne nje tavolin ,kane pire kafe ose ngrene dreke dhe un asgje sdija,vetem kur vinte ne shtepi dhe me thoshte drekova me to,mua sme nxjerr asnjeher,vetem po ta lus nja 1000 here,pa do me njerre 1 here,asnjeher sme ka thene ndonje fjale te mire,se te gjith femrat kane nevoj ta ndjejne prane mashkullin e tyre, po cmendem anabel .e dashurova marrezisht dhe tani po vuaj,po vuaj se smund ta duroj qe ai akoma e mban mendjen atje ,me duket vetja e dobet,...plzzz jepeni anonim,kisha sh.nevoj te shprehesha diku.
Letra 9
Mirmbrema. Jam nje lexuese e rregullt e letrave tuaja por kurre nuk e kisha menduar qe edhe une do shkruaja. Pasi lexova letren e asaj vajzes qe shkruante per ndarjen e prinderve dhe e ndjente shum mungesen e nje familjeje te shendetshme, nuk mund te rrija dhe une pa shkruar. Kam dy prinder qe kurre nuk u divorcuan, edhe pse kjo ka shkaktuar pasoje tek mua. Sot jam 22 vjec dhe akoma jetoj midis grindjeve dhe mosmarreveshjeve. Jetoj me friken se mos babai e godet serisht maman si dikur kur une isha e vogel. Jetoj me friken qe sdo jem nje nene e denje per te rritur femijet e mi. Gjithmon i kam kerkuar mamas time te divorcohet, por gjithmon me eshte pergjigjur qe nuk ndahem prej jush, sepse do ju vrasi opinioni i te tjereve. Por jo! Mua me shum me vret fakti se nuk po jetoj ne qetsi, nuk po e bej jeten e lumtur ku cdo gje me duket e frikshme dhe bosh. Nuk jam e zonja as per te pasur nje lidhje, sepse e shoh te dashurin me syrin qe do vij nje dit qe edhe ai do jet ashtu i keq si babai im, do me tradhtoj si ai maman time, do vi i dehur si ai dhe do me godas mua dhe femijet. Po te ndodhte ai divorc qe mamaja ime kurre nuk e zgjodhi dhe ska per ta zgjedhur si zgjidhje, une sot sdo isha kaq e pasigurt dhe e friksuar. Mbase do isha me e lumtur duke jetuar vetem me nje prind. Por nuk ka me kthim, thjesht kjo bote nuk ishte aq e bukur per mua .
Letra 10
Jam ulur ne nje stol te hekurt ne Civic center, San Francisco, duke pritur trenin te shfaqet diku nga jashte mjegulles. Nje i moshuar ketu prane po lexon nje te perditshme amerikane te 28 Dhjetorit,me kryeartikull nje teme qe ka te beje me problemet martesore dhe divorcet dhe une pyes veten: po ne, a kishim me shume se thjesht pjese e statistikave? Mesa shoh, ky edicion ka mjaft artikuj mbi zgjidhjen e ketyre problemeve, por a ia vlen t'i lexoj keshillat e ekperteve tani? SHKAQET KRYESORE: -Paraja. -Karriera. -Humbja e miqesise ne marredhenie. Dhe ne i kishim te gjitha. Ti teper kontrollues, une e nenshtruara. Ti ai me pagese ta majme, une artistja e deshtuar me tendenca per tu kthyer ne nje shtepiake. Dhe nuk ishte dashuri, me beso, kur une qendroja deri pas mesnate, me pizhame mbi divanin qe kishim blere kur u shperngulem (divanin tone), me televizor ndezur e volum te larte duke dashur te jem zgjuar kur te kthehesh ti e te te jap puthjen e nates se mire. Nuk ishte dashuri, kur une haja racionin tim dhe tendin te gatimit tend te preferuar, sepse ti dhe ate dite, e kishe te detyruar te darkoje jashte. Nuk ishte dashuri, kur une konsumoja birre pas birre ne barin e lagjes, akoma e nervozuar me ty dhe ti, vazhdoje te kontrolloje i qete dokumente e kontrata. Nuk ishte dashuri, kur shita pikturat e mia me te bukura per disa kacidhe sepse ti, kishe humbur te gjitha parate ne nje bast idiot. Mashkulli alfa, arroganti, ambiciozi deri ne limite. E jona nuk ishte kurre martese. As kur mberrita une e para ne altar dhe prisja te vije ti, mos ndoshta doje te te shoqeronte babai? As kur flija une e vetme ne krevatin martesor e ti dy dhoma me tutje, ne zyren tende. Dhe mos duhet te me ngushelloje gje fakti qe 40-50% e martesave perfundojne ne divorc? Fakti qe ne kete tren (tani jam ngjitur ne te) ka dhe te tjere te divorcuar? "Humbja e miqesise ne marredhenie" Oh, por ne nuk ishim kurre miq. Ishim dy te marret e dashurise me shikim te pare, te emocionuarit e nje plazhi te boshatisur te nje nate vere. Dhe kur une tentoja te flisja, per gjera qe kisha mbajtur fshehur gjate femijerise, ngrije koken dhe me jepje nje veshtrim te tipit "Cfare dreqin nuk shkon me ty?" dhe heshtja, i thoja vetes se ndoshta vertet dicka nuk shkonte me mua dhe se duhej te ndryshoja. Por para 30 minutash, firmosa divorcin, e bindur se dua te jem gjithmone kjo qe jam tani. Kjo qe kam qene gjithmone. Dhe nuk te urrej, por te lutem mos me kerko te takohemi ndonjehere fundjavave kur ti vjen per ceshtje pune ne qytetin tim. Kjo eshte nje lamtumire, nje leter lamtumire. Dikur (ndoshta asnjehere) e jotja, une !!