Momentalisht, në Serbi ka nisur një “fushatë”, përmes së cilës tentohet që të përhapet sa më shumë lajmi se “Kosova i përket Serbisë”. Të shumtë kanë qenë njerëzit që kanë shkruar “Kosova është Serbi” nëpër kartëmonedha. Qëllimi i tyre është të mbledhin 1 milion kartëmonedha.

Një fushatë e tillë, vjen fill pas #literallyjustemergedfromthewoods, një hashtag nga shqiptarët në rrjete sociale, ku promovonin bukurinë e natyrës së Kosovës dhe Serbisë.
View this post on Instagram
#literallyjustemergedfromthewoods (Sapo dola nga pylli) erdhi si kundërpërgjigje ndaj kryeministres serbe Ana Brnabic, e cila u shpreh pak kohë më parë se “shqiptarët janë njerëz që sapo kanë dalë nga pylli”.
Hashtagu #sapo dola nga pylli u përdor më së shumti për të promovuar natyrën shqiptare, ndonëse mori shkas nga deklarata e Brnabic.
View this post on Instagram
Burimi: Gazeta Express