Pak ditë më parë, Monica Bellucci, historikisht brune, nxorri në pah flokët e rinj platin. 55-vjeçarja pozoi për kopertinën e revistës Soon dhe i shokoi të gjithë! Për të ngushëlluar të gjithë ata që thonë se Monica s’mund të jetë kurrsesi bionde, qetësohuni. Kjo s’është hera e parë që aktorja ndryshon flokët dhe s’është as e fundit. Janë flokë, lyhen sa herë të duash.
Monika e dytë për të cilën do të flasim sot është Monika Lubonja, e cila gjithashtu ndoqi hapat e aktores italiane. E ftuar dje, te “Rudina,” producentja e “Annie” debutoi flokët e verdhë që i falnin dritë fytyrës.
View this post on Instagram
Monika Lubonja gjithashtu ka qenë historikisht brune, me përjashtim të ndonje faze çokollatë në mjalt a të kuqe dhe mesa duket, s’ka guxuar ndonjëherë me një ngjyrë kaq të çelët.