John Krasinski dhe Emily Blunt janë një nga çiftet më të dashur të Hollywood-it, dhe kjo vihet re qartë nga komentet e panumërta pozitive që marrin sa herë që shfaqen së bashku. Në një intervistë të fundit, ai zbuloi se shumë kohë para se të takonte gruan e tij të ardhshme dhe të bëheshin çift, kishte parë filmin ku ajo luante një nga rolet kryesore, “Djalli vesh Prada”, dhjetëra herë.
Në film, aktorja interpreton rolin e Emily-t, asistentes së Miranda Priestly.
"Mendoj se e kam parë filmin “Djalli vesh Prada” rreth 70 herë para se të takoja Emily-n", tha Krasinski. Ai shtoi gjithashtu se mezi pret vazhdimin e shumëpritur të filmit.
Po ashtu, aktori pranoi se kur ajo e pyeti për herë të parë për këtë film, ai u përpoq të fshihte entuziazmin e tij.
“Kur u takuam për herë të parë, ajo më tha: ‘A e ke parë filmin?’ dhe unë i thashë: ‘Jo!... DVD-ja është e konsumuar, nga shumë herë që e kam parë’,” u shpreh ylli i “The Office”.
View this post on Instagram
Kur u pyet për “The Devil Wears Prada 2” dhe nëse mendon se do të marrë një ftesë për premierën, ai bëri shaka duke thënë: “Shpresoj.”
Detajet për vazhdimin e filmit mbeten ende të fshehta, me pak informacion të konfirmuar deri tani, por përflitet se Emily do të rikthehet së bashku me anëtarë të tjerë kyç të kastit.
Nuk është vetëm Emily ajo që është e zënë këtë periudhë – edhe John ndodhet në proces xhirimesh. Ai luan në filmin e ardhshëm të Apple TV+, Fountain of Youth, premiera e të cilit do të jetë më 23 maj. Filmi sjell një kast të njohur aktorësh, përfshirë Natalie Portman, Eiza González dhe Domhnall Gleeson.
Artikuj të sugjeruar: